• Abingmedia ofron pozicion pune “Menaxher Shitje” kompani Digital Marketing

Nëse dëshironi të perfeksioni aftësitë tuaja të shitjes drejt biznesit të së ardhmes dhe të njihni gjerësisht botën dixhitale, kompania Abingmedia është vendi i duhur për të mësuar dhe punuar.
Abingmedia është kompani e fokusuar 100% në zhvillimet dixhitale dhe ofron menaxhimin e fushatave nga të gjithë kanalet e marketingut dixhital që ndodhen në botë. Nuk është vetëm një agjenci që ofron këtë shërbim por ka krijuar software-t e saj që nuk janë krijuar nga asnje kompani në ballkan duke shtuar kanalet dixhitale ku kompanitë mund të marketojnë, siç është lançimi i platformes Abingmedia Video Ads www.abingmedia.com .

Kompania ofron:

  • Vend i lirë pune për pozicionin “Account Manager”.
  • Mundësi për të mësuar në aspektin profesional në një kompani që po zhvillohet çdo ditë edhe më shumë në botën dixhitale.
  • Ai/Ajo do të ketë mundësinë të trajnohet vazhdimisht për kanalet e marketingut dixhital nga ekspertët më të mirë të fushës në vend.
  • Kandidati që do të përzgjidhet, pasi të jetë trajnuar për kanalet e marketingut dixhital, duhet t’i prezantojë dhe t'i shesë ato tek klientët potencial.
  • Eshtë e nevojshme të ketë njohuri apo eksperiencë të mëparshme për këtë sektor.
  • Individi i cili do të shprehë më shumë përkushtim dhe aftësi bindëse komunikimi do të ketë mundësi të punësohet në këtë pozicion pune.

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Realizon takime me klientët dhe prezanton shërbimet që kompania ofron.
  • Krijon marredhenie të reja me klient të rinj dhe ruan marrëdhenie të ngushta me klientët ekzistues.
  • Krijon strategjinë mujore dhe vjeçare për shtimin dhe rritjen e databazës së klientëve dhe të shitjeve.
  • Përcakton takimet mujore dhe pregatitet prezantimin e detajuar per klientin specifik si dhe raportet e domosdoshme.
  • Zgjidh problemet e klientit në raste specifike.
  • Në bashkëpunim me pjesën tjetër të departamentit, analizojnë ecurinë e fushatës së klientit dhe nxjerrjen e rezultateve.
  • Punon për të nxjerrë elemente të rëndësishëm dhe rekomandime që mund të implementohen.
  • Raporton ne kohe reale ecurinë e punës tek menaxheri i tij.
  • Qëndron i njohur me trendet më të reja të komunikimit online.

Duhet të jetë:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Gazetari (ose fusha të ngjashme).
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, i qartë në të folur dhe me bindje për atë që thotë.
  • Njohuri të menaxhimit të rrjeteve sociale
  • Të ketë aftësi të mira analizuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
  • Serioz/e dhe i/e përkushtuar në punën që do bëjë.
  • Të ketë dëshirë të punojë në një grup kreativ dhe dinamik.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.

Të interesuarit të dërgojnë CV përkatëse më subjektin “Account Manager” tek adresa e emailit jobs@abingmedia.com .
 


Apply
Back
Top