• Tirane, ofroj vend pune Specialist GIS

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
“Digicom” sh.p.k, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjinё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke fituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e këtij ekipi.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të planifikimit, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli i pozicionit, Specialist GIS:
Detyrat dhe përgjegjësitë
1. Do përditësojë të dhënat dhe projekt-planet e grupeve të terrenit në hartë.
2. Mirëmban dhe azhornon sistemin ArcGis sipas nevojave.
3. Përgatit projektet në cad sipas standarteve të telekomunikacionit.
4. Raporton të dhëna dhe azhornon haratat sipas projekteve.

Kërkesa për kandidatët
1. Të njohë shumë mirë programet e GIS, ArcGis dhe Autocad;
2. Të njohë dhe të përdorë krijimin e datamodeleve sipas standarteve që kërkohen;
3. Eksperienca e mëparshme në fushën e telekominikacionit përbën avantazh;

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm.www.digicom.al
 


Apply
Back
Top