• Tirane, ofroj vend pune Chief Financial Officer

EPPC Albania kërkon një Chief Financial Officer për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në ofrimin e shërbimeve dhe programeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit me fokus sistemin bankar dhe institucionet financiare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Mbikqyr kontabilitetin, kontrollin dhe raportimin e tyre në kohë dhe me saktësi;
  2. Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të vecanta informative;
  3. Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet me qëllim ofrimin e rekomandimeve të duhura tek ekipi drejtues;
  4. Mbikqyr menaxhimin financiar të operacioneve të huaja për të përfshirë zhvillimin e politikave dhe procedurave financiare dhe buxhetore;
  5. Mban dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë;
  6. Përgjegjës në administrimin e marrëdhënieve me furnitorët;
  7. Ofron mbështetje konsultative për planifikimin e iniciativave nëpërmjet analizave, raporteve dhe rekomandimeve të informacionit financiar dhe managerial.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet; (e preferueshme jashtë vendit)
  • Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në Financë-Kontabilitet; (e preferueshme zotërimi i titullit Kontabël i Miratuar);
  • Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën Angleze;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe Financa 5;
  • Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim dhe parashikime financiare.

Të dhënat:

Pozicioni: Chief Financial Officer;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë/javë;
Pagesa: Në nivel drejtues;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.01.2019.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top