• Tirane, ofroj vend pune: MENAXHER I PERGJITHSHEM/GENERAL MANAGER (m/f)

Kompania e konsulencës Mirnes, për llogari të klientit të saj strategjik, një kompani e suksesshme në rajon në tregtimin e artikujve ushqimore , me plan shtrirjen e saj edhe në Shqipëri, kërkon të rekrutojë një person në pozitën MENAXHER I PERGJITHSHEM/GENERAL MANAGER (m/f)

Personi kërkohet të ketë aftësinë dhe dëshirën për të ngritur një kompani nga fillimi dhe për ta bërë atë të suksesshme në një periudhë të shkurtër në një treg me konkurrencë të forte.
Ai/ajo duhet të ketë vullnesën për të qenë i suksesshëm, të dijë të përballet me vështirësi, të zgjidhë problematika e të shfrytëzojë mundësi, të mirëmenaxhojë burimet në dispozicion e të jetë këmbëngulës në arritjen e objektivave. Njëkohësisht duhet të ketë pasionin të menaxhojë skuadrën e punës, aftësinë të ndërtojë marrëdhënie jashtëzakonisht profesionale me bizneset dhe stafet e tyre dhe profesionalizmin për të fituar besnikërinë e konsumatorit final.

Shkurtimisht, personi do jetë përgjegjës:

  • Për menaxhimin e të gjithë anës operacionale të kompanisë në Shqipëri
  • Për planifikimin dhe zbatimin e strategjive të shitjes, analizim dhe monitorim të performancës. Futjen dhe konsolidimin në treg të markave të kompanisë. Krijim të objektivave dhe planeve mujore të punës. Raportime të ndryshme përfshirë performance e detajuar mujore, tremujore dhe vjetore
  • Për ndërtimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve me tregun modern (rrjetet e supermarketeve) dhe atë tradicional te pikave te shitjes duke ndjekur strategjikisht zhvillimet e tregut vendas
  • Përgjegjës për ndërtimin e një sistemi efektiv distribuimi, logjistike dhe mbulim optimal territori duke siguruar prezencën e produkteve të kompanisë në vendin e duhur dhe sasinë e duhur
  • Përgjegjës për planet marketing/trade marketing të kompanisë për komunikimin e markave në pikën e shitjes, përfshirë të gjitha strategjitë e angazhimit me tregtarët dhe konsumatorët
  • Përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e organizatës. Rekruton, mirëmenaxhon, monitoron, motivon dhe zhvillon stafin për profesionalizëm dhe performance të lartë.
  • Krijim, zbatim dhe menaxhim projektesh të vecanta sipas strategjive që vijnë nga zyra qendrore e kompanisë

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë aftësi sipërmarrëse, të jetë këmbëngulës, strateg, të ketë pasion për punën dhe të reflektojë energji pozitive.
  • Të demonstrojë aftësi vendimmarrëse, analitike dhe risi/përmirësim të vazhdueshëm në kryerjen e punëve
  • Aftësi për marrëdhënie të shkëlqyera me të tjerët, negociator shume i mirë, lidership dhe aftësi të larta komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • Të ketë mbi 3 vite eksperience në shitje (mundësisht produkte ushqimore) dhe në ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi shitjesh, ku të ketë arritur suksese personale.
  • Të ketë mbaruar arsim të lartë, mundësisht në degët ekonomike
  • Të njohë programet kompjuterike dhe nëpërmjet tyre të jetë i aftë të bëjë analiza, raporte, prezantime, etj
  • Të ketë leje drejtimi automjeti

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (CV + letër motivuese/shpjeguese se pse ti si person je më i përshtatshmi për këtë pozicion) në adresën info@mirnes.com. Afati i aplikimeve është deri më 31 Janar 2019.
Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Personi i përzgjedhur do mund të fillojë punë menjëherë.
 


Apply
Back
Top