• Kerkojme Designer, Part Time

Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars,
i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin;
Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Designer ”, sektori i Makinave me Qira.

Qellimi i Pozicionit:

Pergjegjes per zhvillimin dhe ekzekutimin e fushatave te ndryshme marketing duke synuar marketimin profesional te sherbimeve te kompanise dhe rritje te imazhit te kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Ideon dhe krijon broshura, fletepalosje, banera dhe cdo material tjeter promocional.
• Zhvillon dhe propozon kompozime grafike te ndryshme ne perputhje te plote me nevojat dhe kerkesat e kompanise.
• Bashkepunon shume ngushte me punonjesit e tjere te departamentit marketing, kontribuon ne fushatat e ndryshme online dhe ne permbushje te objektivave.
• Ndihmon departamentin e marketingut ne prezantimin e ideve dhe koncepteve te reja ne fushen e Design.
• Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.

Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare ne Graphic Design ose fusha te ngjashme.
Eksperienca: Minimalisht 2 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme pune.

Aftesite:
• Të jetë origjinal, me sens të lartë kreativiteti.
• Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve.
• Njohuri mbi paketën Adobe (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign).
• Te zoteroje njohuri mbi CorelDRAW edhe mbi programe te tjera Desgin.
• Aftësi dhe njohje për parapërgatitjen për shtyp të materialeve.
• Njohuri në HTML dhe WordPress përbëjnë avantazh.
• Aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• Aftësi për të punuar nën presion.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.

Procedura e Aplikimit
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Designer".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top