• Tiranë,Shitet Njësi Biznesi/Dyqan, kati 1 buzë trotuari, Pallat 6-kat, Sip.53m², Cmimi 150'000€, rr.N.Frashëri, 350m nga Rr.Kavajës,150m nga Unaza/H.D

Cmimi Euro
150000
SHITET: Njësi-Tregtare/Dyqan me sipërfaqe 53m[SUP]2[/SUP], në katin përdhes/I, buzë trotuarit, në një pallat 6-katësh, Rr."Naim Frashëri", rreth 350m nga rruga Kavajës (tek Ambulanca/Klinika Zoja e Këshillit të Mirë) dhe 150m nga Unaza Qendrore/tek Hotel "Doro City"/ose Universiteti i Sporteve "Vojo Kushi", si dhe 80m nga Mozaiku i Tiranës.
Zona e Mozaikut Tiranës/Rr.Naim Frashëri: është një ndër zonat e njohura dhe më të vjetra të Tiranës, e pozicionura brenda unazës qëndrore dhe ngjitur me rrugën e ambasadave, me rrugën e Kavajës , me 21-Dhjetorin, me Fakultetin Politeknik të Ndërtimit, me Universitetin e Sporteve, me Zogun e Zi, si dhe shumë afër me rrugën e Durrsit. Kjo është një ndër zonat mjaft të prefeurar të Tiranës, shumë afër qendrës/sheshit Skënderbej(rrethë 5-min në këmbë) dhe lehtesisht e aksesueshme dhe integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane dhe ndër-urbane, si dhe me zonat e tjera të Tiranës. Kjo zonë bën pjesë në zonat e mira, si për banim ashtu edhe për aktivitete të ndryshme tregtare dhe shëbimesh, është e mirë-populluar/konsumatorë, me pallate ekzistuese dhe të reja, e sistemuar, e pastër nga ana ambjentale, me pak pjerrësi për largimin e ujërave sipërfaqësorë, e pozicionuar gjeografikisht në zonën qëndrore të Tiranës. Rruga "Naim Frasheri", ndonëse nuk është rrugë shumë e madhe/kryesore(me një sens), por është një ndër rrugët me shumë aktivitete tregtare dhe përshkon mesin e një lagje të dëndur, e cila lidhë, thuajse 3-rrugë kryesore atë të Kavajës-21Dhjetori, Unazën pranë Zogut të Zi, rrugën e Durrësit dhe disa rrugë terciale.
Pozicioni i pallatit ku ndodhet dyqani/prona në shitje, është me shtrirje buzë rrugës/trotuarit "Naim Frashëri" në të majtë të rrugës, në segmentin kur nisesh nga krahu i Mozaikut të Tiranës drejt rrugës së "Kavajës", që të nxjerre tek Ambulanca "Zoja e Këshillit të Mirë". Pranë pallatit dhe përballë gjenden disa pallate të tjera kryesisht të reja dhe ambjenti për rrethë pallatit (trotuaret, ndriçimi, gjelbrimi..etj) janë të sistemuar komplet, mundësi parkimi sipërfaqsor, si dhe lehtësisht i gjetshëm/aksesueshem dhe prane linjave kryesore urbane, si unaza qëndrore dhe linja Kombinat-Kinostudio, në rrugën e Kavajës.
"Njësia"Tregtare/Dyqani në Shitje: ka një sipërfaqe prej 52.6m[SUP]2[/SUP], në katin përdhes (katin parë) të pallatit, i suvatuar me hyrje dhe fasade kryesore nga krahu i rrugës "N.Frashëri"/buzë trotuarit, ku futja/hyrja në "Njësi" realizohet direkt nga ana e trotuarit, nëpërmjet 2-shkallëve. Fasada kryesore "Njësisë" është nga rruga "N.Frashëri"(jug-perëndimi), e cila është me vetratë duralumini dhe me 2-dyer, me dopio-xham, fasad xhami e lartë me sipërfaqe rrethë 8m[SUP]2[/SUP], por ka edhe 2-3 dritare nga ana e veriut. "Njësia"është me dritë të bollshme natyrale, me diell, si dhe është lehtësisht e ajrosëshme, pasi përveç hyrjes kryesore/fasadës ka edhe 3-dritare të tjera nga veriu, ndërkohe fasada/vetratë byllet edhe me qepena metalik.
Përbërja dhe Forma "Njësisë"/Pronës; Njësia përbëhet nga një pjesë/sallë e madhe funksionale (rrethë 53m[SUP]2[/SUP]), në formë katrore pak në drejt-këndore(me përmasa të përafërta 6m gjërësi/ballore dhe rrethë 8.5m gjatësi/ thellësi, si dhe lartësia/kubatura është rrethë 4m në të gjithë hapsirën funksionale. Brenda në hapsirën funksionale janë 2-kollona pak në anësore, si dhe po në anesore gjendet edhe një tualet. "Njësia" është e shturar e gjitha me pllaka me përmasa pak mbi mesataren, muret dhe tavani të drejta, të rregullta, të suvatuara. "Njësia" është aktualisht me aktivitet dhe e kompletuar me paisje(banake, dollape, frigoriferë... etj.
Cilësit "Njësisë"/Pronës: -është që në projektim për të shërbyer si "Njësi" tregtare dhe shërbimesh.-është ambjent me vizibilitet/fasadë që mundëson një reklamim, -me dritë të bollshme e ajrosje natyrale, -buzë trotuarit mundësi të mira vizibiliteti, nga të 2-anët, -mundësi për ta riorganizuar dhe arreduar ambientin e brendshëm sipas llojit të aktivitetit, pasi kollonat nuk pengojen janë pak në ansore, -pozicioni gjeografik, zona e banuar dhe afërsia me rrugët kryesore/të mëdha dhe institucione të tjera, -rritja e vazhdueshme e ndërtimeve dhe numrit të banorëve për rrethë janë avantazhe për çdo lloj aktiviteti etj.
Ambjenti i jashtëm i "Njësisë" Nga ana ballore/fasadës Njësia ka trotuarin, nga ku duket mirë pjesa e brendëshme, ndërsa nga ana jug-lindore/ngjitur ka ambjente të tjera tregtare, ndërsa nga ana veriore ngjitur me Njësin/Dyqanin është një hapsirë/terren bosh që mund të shfrytëzohet, një sipërfaqe deri 20m[SUP]2[/SUP].
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: Kjo"Njësi" është përdorur prej më shumë se 7-vitesh me një aktivitet tregtare, mjaft të qëndrueshëm dhe me efektivitet, përpunim dhe tregtim të peshkut dhe prodhimeve të detit. Aktualisht vazhdon të kryej të njëjtin funksion duke patur edhe një sallë ngjitur me 5-tavoli për ngrënie, por nga pronarët është destinuar për tu shitur si Pronë/Njësi, dhe mund të shitet në çdo moment bashkë me kontrtatën e qerasë.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundëshme: Ky ambient/dyqan mund të shfrytëzohet për shumë destinacione/ aktivitete biznesi: por më të volitshme do të ishin: -bar-kafe-piceri, fast-food, furrë buke...etj, pasi ka edhe pak ambjent të jashëm në ansore që ja rritë kapacitetet, -për tregtim dhe përpunim mishi, prodhimet e tij, -për tregtin dhe përpunim peshku dhe produktet e detit, -për market artikuj të përzier, -për artikuj jo-ushqimore të ndryshëm, -për klinikë mjekësore,dentare, dermatologjike etj, -për laboratorë mjekësorë e dentarë, -për magazin/depo farmaceutike të shpërndarjes medikamenteve, -për magazin/depo shpërndarje për pajisjet mjeksore e dentare, -për studio estetike-parukeri, -për veshje të reja dhe përdorura, enë-kuzhine, -për paisje elektro-shtepiake, -për zyrë marketingu, -zyrë projektimi e studimesh, -për studio noteriale, avokatie-ligjore, kontabiliteti dhe konsulencash të ndryshme etj.
Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie si Njësi tregtare, shitet në çdo moment.
Çmimi Shitjes: 150'000
, i diskutueshëm
Adresa: Rr. "Naim Frashëri" 350m nga Rr.Kavajës(pranë Ambulancës/Klinikës Zoja e Këshillit të Mirë) dhe 150m nga Unaza Qendrore/tek Hotel "Doro City"/ose Universiteti i Sporteve "Vojo Kushi", si dhe 80m nga Mozaiku i Tiranës adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
**************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policise së Shtetit/përball Min.Jashtme, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top