• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Teknik

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Menaxher Teknik

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të kontribuojë dhe të japi mbështetje në planifikimin strategjik nëpërmjet propozimeve të programeve (Mirëmbajtje & Investim) për të siguruar funksionalitetin e linjave, rritjen e efikasitetit, me qëllim realizimin e objektivave të prodhimit dhe reduktimit të kostove.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon projektet duke respektuar afatet kohore të përcaktuara, kostot dhe cilësinë përfundimtare të punës së kryer.
  • Studion dhe analizon për të identifikuar zgjidhjet teknike për të rritur sinergjinë në mes të projekteve të ndryshme.
  • Kryen analizën e shkakut lidhur me difektet dhe riparimet e makinerive.
  • Analizon në kohë reale koston e mirëmbajtjes.
  • Garanton drejtorin lidhur me kontrollin e aktiviteteve teknike.
  • Përgjegjës për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të energjisë, identifikon veprimet, ndërhyrjet, procedurat dhe çdo gjë tjetër që nevojitet për të nxitur përdorimin racional të energjisë.
  • Ndihmon në përgatitjen e vlerësimit të rrezikut.
  • Bashkëpunon në përditësimin e masave parandaluese në lidhje me ndryshimet organizative dhe produktive, evoluimin e teknikës së parandalimit dhe ndryshimet në dispozitat përkatëse ligjore për sigurinë dhe mjedisin.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Diplomë Universiteti në degët Inxhinierike si Elektrike/Elektronike/Mekanike.
  • Min 4 vite përvojë pune e preferueshme në prodhimin.
  • Eksperiencë në menaxhimin e prodhimit, mirëmbajtjes dhe sigurisë teknike të personelit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi të larta operacionale.
  • Aftësi të koordinojë disa funksione, të menaxhojë projekte dhe të arrije rezultate.
  • Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.
  • Njohuri shumë të mira në MS Office, Excel, PowerPoint

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 15 Janar 2019. Lutemi që si subjekt të e-mailit të vendosni titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top