• Divjake-Karavasta, Shiten/Këmbehen Ambjente Biznesi/ 2-Magazina+Truall, sip.1'376m² Cmim120'000 Euro, i diskutueshëm: Karavasta e Re-Bedat/Divjake, ng

Cmimi Euro
120000
SHITEN OSE KEMBEHEN:Ambjente-Biznesi(ndërtesa-ish-magazin & stallë) bashkë me sipërfaqen truall nën-ndërtes prej 1'376m[SUP]2[/SUP] dhe hapsirën/tokën funksionale/organike për shfrytëzimin e objekteve prej 3'100m[SUP]2[/SUP], në Karavasta e Re-Bedat/Divjak, ngjitur me Lagunën e Karavastasë, 150m nga kanali i hidrovorit dhe 2.5km nga stacioni i hidrovorit/ pranë detit-Adriatik, ndërsa nga Divjaka gjendet 17km larg dhe 25km nga Lushnja, ndërsa nga Fieri 38km dhe rrethë 100km nga Tirana.
Zona-Karavastasë/Divjakë-vend-ndodhja:Objektet bashkë me tokën/truallin në shitje gjenden në zonën e Karavastasë/Bashkisë së Divjakës në pjesën jug-perëndimore të Divjakës dhe të Lagunës së Karavastasë ngjitur me krahun e Hidrovorit të Karavastasë, në kufi me Bashkinë e Fierit(Njësia Libofshë). Kjo është një zonë me klimë mesdhetare fushore dhe në përgjithësi me një tokë me pjellori të lartë bujqësore(përjashtuar zonën afër/ngjitur Lagunës, e cila ka shkallë të lartë kripëzimi) dhe një bujqësi të zvilluar, kryesisht në perime, faragjere dhe drithëra. Kjo është nje ndër zonat me zhvillim intensiv të bujqësisë dhe blektorisë, e ndodhur gjeografikisht në mesin e vendit/Shqipërisë dhe me mundësi komunikimi/lidhje me të gjitha tregjet dhe zonat e tjera të vendit. Gjithashtu kjo zonë është e njohur dhe ka potenciale të mëdha edhe në drejtim të zhvillimit të turizmit veror-detar, me plazhe ranore të mëdha siç është ai i Divjakës, si dhe e pasur me faune dhe flore, si pylli me pisha dhe Laguna e Karavastasë që shquhet për llojet e rralla të shpendëve të ndryshme autoktone dhe shtegtare, atë të pelikanëve (species-kaçurrel) etj.
Pozicioni/Pamja e Objekteve dhe Tokës: Objektet dhe trualli/toka nën-objekt dhe ajo funksionale gjenden në krahun e majtë të rrugës kryesore që kalon nga Divjaka(si dhe ajo që vjen nga Pushimi i Shoferit/Lushnje), për në fashatin Karavasta e Re dhe 130m pasi kalon fashtain në të majtë të drejtimit, drejt detit/hidrovorit gjenden objektet në shitje/këmbim. Objektet dhe toka gjenden ndërmjet rrugës drejt detit dhe 150m larg kanalit të madhë të kullimit që shkon në hidrovorin e Karavastasë dhe 2.5km nga deti Adreatik/Hidrovori. Mikro-zona është një terren i rrafshët, me pamje nga jug- perëndimi/deti dhe nga veriu është Laguna e Karavastasë( 250m nga objektet) ndërsa nga lindja dhe jug-lindja është fshati i Karavastasë së Re. Në këtë mikro-zonë, gjendet një rrugë kryesore që shkon deri në fund afër detit/hidrovorit.
Madhësia,Forma e Objekteve dhe truallit/tokës. Objektet në shitje janë nje ish-magazin drithi dhe një ish-stallë për mbarshtrimin e blektorise, të cilat gjenden në një parcelë të madhe në forme drejkendore me përmasa rrethe 600m e gjatë dhe 200m e gjëre, mbi të cilën(në ekstremet e drejkëndëshit) gjenden edhe dy objektet në shitje/këmbim. Parcela në fjalë prej 12ha është e kufizuar nga njëra anë rruga që shkon drejt detit/hidrovorit dhe nga ana tjetër një kanal kullues dhe ndarës. Në fillim të parcelës(nga ana e fashatit Karavasta e Re) gjendet objekti i parë njëkatësh(ish-magazin drithi) me një sipërfaqe të njollës së ndërtimit prej 732m[SUP]2[/SUP], ndërsa në fund të parcelës gjendet objekti tjetër(një katësh/ish-stallë) me njollë të sipërfaqes prej 644m[SUP]2[/SUP]. Sipërfaqa (njolla ndërtimit) totale e 2-objekteve është 1'376m[SUP]2[/SUP], po kaq është edhe sipërfaqa e truallit të tyre, ndërsa sipërfaqa e shfrytëzueshme/funksionale e oborrit për këto 2-objekte shkon në 3'100m[SUP]2[/SUP]. Ndërkohe e gjithë sipërfaqa ndërmjet 2-objekteve, komplet parcela si njësi e veçantë shfrytëzimi shkon në 12ha. Forma e objekteve është drejtkëndore të mbuluara nga lartë në formë harkore, me dritare dhe disa dyer dhe janë me përmasa të përafërta; njëra është me 13m e gjëre dhe 56m e gjatë, ndërsa tjetra 54m e gjatë dhe 12m e gjëre.
Objektet dhe toka/trualli plus sipërfaqet funksionale janë në një pozicion të rrafshët pa thyerje, me kufij të mirë-përcaktuar dhe me akses/hyrje-dalje në disa pozicione nga krahu i rrugës drejt detit/hidrovorit. Nga pozicioni, prona është gjatë gjithë ditës me diell, dhe nga ku duket shumë qartë një pjesë e mire e Lagunës së Karavastasë, fshati dhe një pjesë e detit/hidrovori. E gjithë sipërfaqa prej 12ha toka është bosh, mbi të gjenden vetëm dy objektet në shitje/këmbim dhe kjo siperfaqe është djerrë, shfrytëzohet vetëm për kullotë/barë për blektorin.

Gjendja fizike dhe cilësitë e objekteve dhe tokës që shitet/këmbehet: Objektet në shitje/këmbim janë objekte të vjetra të ndërtuara para viteve 1990 dhe gjendja fizike/konstruksioni i tyre kanë nevojë për restaurime/investime, që të bëhen funskionale/të shfrytëzueshme. Ambjenti i jashtëm për rrethë objekteve është i rrafshët dhe i pa përdorur/lëne djerrë. Disa nga cilësit e objekteve janë se; -kanë përmasa relativisht të bollshme/mëdha që mund të shfrytëzohen për qellime biznesi, -kanë hapsira funksionale të bollshme përrrethe por që mund të shfrytëzohet e gjithë parcela ku gjenden obkjektet, -janë me dokumentacion të rregullt dhe që mund të rikonstruktohen për përodrime te ndryshme, -mikro-zona është me pamje mjaft të gjërë nga të 4-anët si afër edhe në horizont(Laguna, Deti etj), -mikro-zona është e vaditëshme pasi është ngjitur me kanalin e ujrave të ëmbla për vaditje-dhe kullim, -pozicioni i mirë gjeografik, thuajse në qendër të vendit, -afër/ngjitur me zonën turistike të Divjakes dhe Lagunës së Karavastasë, -me infrastrukturë rrugore/arteriet kryesore të rindërtuara dhe kompletuara etj.
Shfrytëzimi/përdorimi i mëparshëm e aktual: Kjo pronë (objektet dhe toka për rrethë) para viteve 1990 është shfrytëzuar për qëllime kryesisht blektore dhe bujqësore. Aktualisht objektet janë lëshuar me qera për mbajtjen e bagëtive të imta(deleve) dhe ambjenti për rrethe shfrytëzohet si kullotë.
Destinacionet/Përdorimet e mundshme: Përdorimet më të mundshme e më të volitshme për këto objekte dhe tokës përreth tyre (nga 3000m[SUP]2[/SUP] deri në 12ha) janë për mbarështimin dhe rritjen: - e rosave dhe patave pasi është vend me ujëra të ëmbla dhe të kripura gjatë gjithë vitit,- e pulave të fushës dhe pulave të detit/gjelave pasi ka hapësira të bollshme për rritjen e tyre në natyrë/terren të hapura dhe me jeshillëk/bar,- e gjedhit të viçave dhe lopëve,- e të imtave(deleve dhe qingja),- e kërmillit pasi është vend me lagështi dhe jeshillëk, -për kultivimin dhe manipulimin e bimëve etero-vajore, medicinale të kultivuara (si borzilok, rozmarinë, rigon, sherbelë të kultivuar, çajëra të kultivuar etj), -për krijimin e palntacioneve me agrume...etj.
Dokumentacioni: Prona (objektet dhe trualli i tyre) janë me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie, nga privatizimi.
Çmimi i Shitjes/Këmbimit: Objektet bashkë me trualin e tyre shiten në vleren e 120'000€-të diskutueshme, por edhe këmbehen me apartamente në Tirane.
Preferencat: Objekte bashkë me sipërfaqen e truallit të tyre shiten në vlerë monetare prej 120'000€-euro. Preferohet të shitet si një e tërë, por nuk përjashtohet edhe mundësia të shitet e ndarë çdo objekt më vehte. Gjithashtu preferehot që këto objekte bashkë me sipërfaqen e truallit të këmbehen me apartamente apo objekte në Tiranë.
Adresa: Në Karavastane e Re-Bedat/Divjake, ngjitur me Lagunën, 150m nga kanali i hidrovorit dhe 2.5km nga stacioni i hidrovorit/ pranë detit-Adriatik, nga Divjaka 17km larg dhe 25km nga Lushnja. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (
A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top