• Korce, ofroj vend pune Drejtues Shitjesh Korce

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Drejtues i Shitjeve”, ne degen e saj ne qytetin e Korces.




Përgjegjësitë:


  • Ndjek, monitoron dhe koordinon ne menyre te vazhdueshme procesin e shitjeve, me qellim arritjen e targetit te percaktuar ne strategjine e shitjeve te kompanise.
  • Harton nje plan/sistem shitjesh ne perputhje me nevojat e tregut dhe objektivat e kompanise.
  • Eshte pergjegjes per performancen, objektivat dhe arritjet e ekipit te shitjeve ne terren dhe ne zyrat e POS.
  • Trajnon stafin e shitjeve mbi produktet, sherbimet, procesin dhe objektivat e shitjeve.
  • Percjell cdo koment te klienteve mbi produktet, sherbimet, procesin e shitjeve dhe sygjeron ne permiresime te vazhdueshme.
  • Raporton ne menyre te detajuar mbi realizimin e targetit javor/mujor/vjetor te shitjeve.

Profili:
[FONT=&quot] [/FONT]

  • Diplomë Universitare.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi produktive brenda limiteve kohore
  • Aftësi organizative, menaxhuese dhe pune në grup
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze
Do të konsiderohet avantazh:
  • Eksperienca pune të mëparshme
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top