• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Përshkrimi

Manaxher i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për manaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

Detyrat:


  • Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
  • Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
  • Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
  • Harton dhe ndjek respektimin e afateve ne grafikun e punimeve.
  • Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.
  • Ndjek zbatimin me perpikmeri te kontrates se Siperrmarrjes
  • Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.
  • Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.
  • Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.
Kualifikimi i kërkuar:
• Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
• Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
• Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Autocad etj.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
 


Apply
Back
Top