• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Cmimesh per Surprice Ballkan

Log in Albania Sh.P.K eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi duke perfshire Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin;

Log in Albania eshte ne kerkim te kandidateve potenciale per rolin “Koordinator Cmimesh per Surprice Ballkan”, sektori i Makinave me Qira.

Qellimi i Pozicionit:
Koordinon, kontrollon dhe analizon ecurine e aktivitetit te sektorit te makinave me qira ne Ballkan duke synuar permbushjen e objektivave te paracaktuara dhe respektim te politikave te kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Kontrollon cmimet e qirase te makinave per Ballkanin dhe sygjeron ndryshime ose oferta te reja sa here kjo eshte e nevojshme.
• Monitoron ne baza ditore progresin e rezervimeve ne sistem. Mban komunikim te vazhdueshem me partneret duke synuar arritjen e targetit te paracaktuar.
• Kontrollon raportet e shitjeve extra dhe rating per te gjithe shtetet dhe shtyn atje ku ka regres.
• Komunikon me kompanine meme ne lidhje me problematika te ndryshme ditore qe mund te dalin ne te gjithe partneret tane. Ndjek zgjidhjen e problemit dhe informon partneret per progresin.
• Viziton pikat e Surprice Ballkan dhe kontrollon operacionet, sherbimin dhe cilesine.
• Pas cdo kontrolli pergatit raportin e gjetjeve dhe problematikave te kontatuara dhe e raporton tek Administratori.
• Mban ne kontroll “tickets” qe hapen ne system per problematika te ndryshme dhe garanton qe kthimi i pergjigjeve te behet ne kohe dhe ne perputhje me politikat e kompanise.
• Mbledh faturat e rentalit per muajin paraadhes nga partneret dhe leshon faturat e reja kundrejt kompanise meme.
• Perpilon ne baza mujore faturat e komisioneve te muajit paraardhes dhe ia shperndan shteteve perkatese.
• Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.

Kualifikimet dhe Aftesite:
Edukimi: Diplome Universitare ne Matematike, Finance, Ekonomik apo fusha te ngjashme.
Eksperienca: Minimalisht 1-2 vite eksperience pune ne pozicione te ngjashme.

Aftesite:
• Aftesi shume te mira komunikuese, dhe organizuese.
• Te kete aftesi shume te mira analitike dhe zgjidhje problemesh.
• Te ruaje dhe mbroje konfidencialitetin e informacioneve te kompanise.
• Te punoje me integritet,perkushtim dhe motivim ne interes te kompanise.
• Te jete proaktiv dhe te kete aftesi te marre iniciative
• Njohuri shume te mira ne gjuhen Angleze.
• Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office dhe Sistemeve.
• Te jete i gatshem te udhetoje jashte Shqiperie, sa here kjo do te jete e nevojshme.
• Zoteron leje qarkullimi te tipit B.

Procedura e Aplikimit:
Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen hr@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Koordinator Cmimesh per Surprice Ballkan".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top