• Tirane, ofroj vend pune Operator

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.



Qellimi i punes:
Ndërvepron meklientët për të siguruar dhe përpunuar informacion në përgjigje të pyetjeve,shqetësimeve dhe kërkesave rreth produkteve dhe shërbimeve. Menaxhimi ne kohe inumrave të mëdha të thirrjeve përbrenda dhe jashtë, identifikimi i nevojave tëklientëve, sqarimi i informacionit, hulumtimi i çdo çështjeje dhe ofrimi izgjidhjeve.

Pergjegjesite kryesore:
-Ndervepron ne menyre te drejtperdrejte me klientet, nepermjet telefonatave ose ne menyre elektronike
-Pergjigjet menjehere ne pyetjet e klienteve
- Merr dhe vlerëson të gjithë informacionin përkatës për të trajtuar pyetjet për produktet dhe shërbimet.
- Siguron informata për çmimet dhe shpërndarjen.
- Kryen verifikimet e klientëve.
- Vendos llogaritë e reja të klientëve.
- Proceson urdhrat, format, kërkesat.
- Organizon rrjedhën e punës për të plotësuar afatet kohore të klientëve.
- Drejton kërkesat dhe çështjet e pazgjidhura në burimin e caktuar.
- Mban shënime mbi ndërveprimet dhe transaksionet e klienteve.
- Shënon detajet e pyetjeve, komenteve dhe ankesave.
- Shënon detajet e veprimeve të ndërmarra.
- Përgatit dhe shpërndan raportet e veprimtarisë së klientit.
- Mirëmban bazat e të dhënave të klienteve
- Komunikon dhe koordinon me departamentet e brendshme
- Përcjell ndërveprimet e konsumatorëve
- Jep reagime mbi efikasitetin e procesit të shërbimit të klientit
Kompetencat e profilit:
• Të jenë në gjendje të thjeshtojë sa më shumë informacione të komplikuara;
• Personaliteti dinamik dhe i vetë-motivuar;
• Metodike dhe të organizuara;
• Te jete i orientuar nga detajet;
• Ndershmëria dhe Integriteti;
• Personalitet proaktiv dhe multitask.
Kerkesat:
--Njohuri baze te gjuhes angleze;
- Njohuri baze kompjuterike sidomos paketa Microsoft (vecanerisht ne Excel).
- Aftesi shume te mira organizative

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet
e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 31.03.2019
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.​
 


Apply
Back
Top