RCM

  • Kurs Profesional për Financë, Kontabilitet, Fiskalizimi 2020 në programin "SPECIALIST FISKAL".

“SPECIALIST FISKALE” Program Aftësimi Profesional

  • Ç’farë është Specialisti Fiskal?
  • Kush mund të aplikojë për Specialist Fiskal?
  • Cilat janë referencat e programit të Specialistit Fiskal?
  • Sa kohë duhet për të marrë titullin e Specialistit Fiskal?
  • Për ç’farë më shërben profesioni iSpecialisti Fiskal?
  • A është e ligjëshme certifikata e Specialistit Fiskal?
  • Po mbas përfundimit të kursit a do mund të konsultohemme RCM?
  • A ndërmjetëson RCM (Robbie Consult Management) për punësimin e Specialistit Fiskal?

Na kontaktoni për të bërë pyetjen tuaj personale. Faleminderit!


I. Çfarë është Specialisti Fiskal?

Specialisti Fiskal në kuptimin figurativ është ura lidhëse për njohurit tuaja të fituara nga studimet në fushën e biznesit, ekonomisë, financës, kontabilitetit
që do të përshtaten për të qënë funksionale me kërkesat e tregut të punës për ekonomist, financier apo për të vetëpunësuarit në sektorin privat,
që nuk do të donin të shpenzonin për kryerjen e deklarimeve elektronike.
Kualifikimi intensiv për një kohë të shkurtër, por absolutisht të mundshme për të kryer detyrën e financierit apo ekonomistit në cdo njësi tregtare apo shërbimi.
RCM do të mundësojë konkretisht kryerjen e deklarimeve elektronike në sistemin tatimor,
njohjen me të gjitha dokumentat tatimore, përdorimin e programit të Financa 5.0 në mbajtjen e kontabilitetit për shoqëritë tregtare.
Referuar në eksperiencën praktike të ushtrimit të profesionit të financierit,
do të prezantohen të gjitha llogaritë kontabël që preken nga një regjistrim i ri që mund të jetë një produkt, mall, profesion, punëmarrës etj.
Gjithashtu, njohja me institucionet shtetërore me të cilat subjekti ka detyrime si rezultat i zhvilimimit të aktivitetit ekonomik.


II. Kush mund të aplikojë për specialist fiskal?


  • Niveli “FILLESTAR” - Në këtë nivel mund të aplikojë ç’do qytetar shqiptar apo i huaj që ka interes për të mësuar në praktik mënyrën e kryerjes së deklarimeve elektronike në sistemin tatimor. Kërkesa minimale për këtë kategori aplikantësh është të ketë diplomën e arsimit të mesëm. Në nivelin fillestare do të mund të aplikojnë dhe të huajt që komunikojn Anglisht pasi kursi do të mundësohet dhe në gjuhen Angleze.

  • Niveli “SPECIALIST” - Në këtë nivel mund të aplikojë ç’do qytetar që ka diplomën e arsimit të lartë dhe ka për qëllim punësimin, pasi teknika e mësimdhënies do të jetë më e avancuar në terma ekonomik, fiskal, kontabilitet, programi i Financa 5.0 për njesitë tregtare, shërbimit, OJQ, OJF, entet publike dhe legjislacioni tatimor. Praktikimi i deklarimit elektronik do të jetë professional, ku tregohet në detaje plotësimi i deklaratave të cilat do të bazohen në dokumentacionin e akumuluar gjatë aktivitetit ekonomik, si për shembull: Deklarata e tatim fitimit që plotesohet mbas hartimit dhe miratimit të pasqyrave financiare. Deklarat e rimbursimit të TVSH-së që vjen nga akumulimi i gjëndjes kreditore nga regjistrimi dhe deklarimi i faturave të blerjes etj.

III. Cilat janë referencat e programit të “Specialistit Fiskal”?

Referencat e programit të specialistit fiskal janë:
  1. Legjislacioni tatimor www.tatime.gov.al.
  2. Kontabiliteti financiar sipas standarteve të SKK dhe SNK.
  3. Njohjen me përdorimin e programi Financa 5.0, (e licensuar).
  4. Kodi punës ligji nr. 7961, datë 12/07/1995 i ndryshuar.

IV. Sa kohë duhet për të marrë titullin “Specialistit Fiskal”?

  1. Programi “SPECIALISTIT FISKAL” do të aplikohen 16 (gjashtëmbëdhjetë) seanca ku secila seancë do të zgjasë 60 minuta. Frekuentimi do të jetë 3 (tre) herë në javë, një ditë mësim, një ditë pushim. Në varësi të kërkesave do të mundësohet zhvilimi i kursit edhe në fundjavë.

V. Për ç’farë më shërben profesioni i specialistit fiskal?

Me marjen e çertifikatës së “Specialistit Fiskal” ju do të jeni të aftë të kryeni të gjitha detyrat e financierit në një subjekt me aktivitet tregëtar
apo shërbimi pasi zhvillimi i këtij kursi bëhet duke aplikuar direkt në sistemin e tatimeve dhe dokumentat e demostruara do të jenë dokumenta origjinal të subjekteve.
Në këtë mënyrë ne ju mundësojmë juve të hyni në tregun e punës brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Specialisti Fiskal” do të jetë eksperiencë pune në karrierën tuaj profesionale,
që në praktikë për të fituar këtë eksperiencë në mënyrë individuale do të duheshin vite pasi kjo eksperiencë do të ishte e rastësishme dhe e pastrukturuar.
Konsolidoni profesionin tuaj me titullin “Specialistit Fiskal”.

VI. A është e ligjshme certifikata e “Specialistit Fiskal”?

Titulli “Specialisti Fiskal” është i licensuar nga Ministria e Ekonomisë.Subjekti trainues “RCM” (Robbie Consult Management) është i paisur me licence nr. 5000.
Në përfundim të kursit secili pjesëmarës do të testohet në lidhje me përvetësimin e programit dhe do të pajiset me “Çertifikatë “.

VII. Po mbas përfundimit të kursit a do mund të konsultohem me RCM?


“RCM” (Robbei Consult Management) përveç detyrimit ligjor për regjistrimin e pjesmarësve në rregjistrin e amzës
i cili monitorohet nga Inspektoriati i Shërbimit Kombëtarë të Punësimit do të ketë një data bazë për të gjithë “
Specialist Fiskal”
dhe do të komunikojë nëpërmjet postës elektronike për të gjitha të rejat dhe ndryshimet në legjislacion, teknologji etj.

VIII. A ndërmjetëson RCM (Robi Consult Management) për punësimin e Specialistit Fiskal?


“RCM” (Robbei Consult Management) është e licensuar për ndërmjetësim në tregun e punës.
Të gjithë pjesëmarësit që janë licensuar me certifikatën “Specialist Fiskal” do të njoftohen për ofertat e punës nëpërmjet postës elektronik.
“RCM” (Robbei Consult Management) është shumë e interesuar për suksesin tuaj profesional pasi suksesi juaj do të jetë dhe sukses për RCM.

 


Contact WhatsApp
Back
Top