• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere

DEPUTY MANAGER (M)

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Zëvendës Menaxheri/ja i/e Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin/en e Dyqanit në organizimin e përditshëm të punëve në dyqan, në përputhje me politikat e e përgjithshme të kompanisë. Përgjegjësia kryesore e tij/saj është ndjekja e përditshme e punëve për të cilat është rënë praktikisht dakord ndërmjet tij/saj dhe menaxherit/es me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Mbështet Menaxherin/en e Dyqanit në zbatimin e punës tregëtare & administrative në dyqan;
  • Mbështet stafin në mbarëvajtjen e punës së përditshme;
  • Menaxhon punën në grup dhe motivon skuadrën me qëllim shtimin e shitjeve dhe sigurimin e një eficencë të plotë apo rendimenti të lartë;
  • Mbledh, filtron dhe dërgon porositë ditore;
  • Bën kontrollin periodik për datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe Magazinë;
  • Bën kontrollin e përditshëm mbi sektorët e shitjes;
  • Raporton te Menaxheri/ja rreth problemeve të ndryshme apo situatave që kanë ndodhur në turnin e tij/saj, ndërmjet kolegëve apo me klientëve;
  • Me integritet dhe profesionalizëm të lartë, kujdeset për marrëdhëniet me klientët;
  • Identifikon dhe jep zgjidhje të menjëhershme të problemeve, vetëm kur ka autorizim dhe aprovim të plotë nga Menaxheri/ja, në përputhje me politikat e brendshme të kompanisë.
  • Kujdeset për pastrimin dhe paraqitjen e dyqanit (raftet, kokat e rafteve, zonat e promocionit);
  • Organizim i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

AFTËSI:

  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  2. Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  3. Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  4. Njohës shumë i mirë i paketës MS Office.
  5. Të zotërojë programin Financa 5
  6. Aftësi udhëheqëse, organizative dhe menaxheriale; ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  7. Aftësi komunikuese dhe negociuese (aftësi të shumë të mira në komunikimin verbal, të shkruar si edhe përmes telefonit);
  8. Të ketë eksperiencë në menaxhim dyqanesh apo fushave të ngjashme në marketing;
  9. Fleksibël me oraret;
  10. Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
  11. Aftësi në menaxhimin e stresit;
  12. I/E aftë të punojë në ekip.


Te dhenat:
Pozicioni: DEPUTY MANAGER (M)
Vendndodhja: Tirane;
Kontrata: Sipas Kodit te Punes;
Aplikimet mbyllen: 31. 10. 2018

Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne aplikimin e tyre ne adresen well.rekrutime@alkosgroup.al dhe Cel. : 0697053354

*Te gjithe aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te larte sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale".
 


Apply WhatsApp
Back
Top