• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Përgjithshëm Hoteli

EPPC Albania kërkon një Menaxher të Përgjithshëm Hoteli, për klientin e saj, një ndër hotelet më prestigjoze dhe me histori suksesi në vend.

MUNDËSIA JUAJ

Klienti është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në menaxhim në sektorin e Hoteleri-Turizmit. Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për të mbajtur standardet më të mira të shërbimit, shëndetit, ushqimit, sigurisë në punë, si edhe për performancën financiare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Plotëson nevojat e hotelit me staf, duke përzgjedhur, trajnuar, monitoruar dhe vlerësuar punën e tyre nëpërmjet dhënies së feedback-ut të vazhdueshëm;
  • Përgatit plane konkrete me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të shërbimeve në hotel;
  • Përgatit buxhetin vjetor, identifikon dhe vlerëson risqet dhe shpenzimet, arrin objektivat financiarë;
  • Drejton dhe monitoron fushatat e marketingut;
  • Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me kontraktorët dhe furnitorët;
  • Monitoron dhe mirëmban ambientet si dhe shërbimet e ofruara;
  • Kujdeset të sigurojë përpuethshmërinë me procedurat dhe ligjet mbi licensimin, shëndetin dhe sigurinë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare, e preferueshme në Menaxhim/Administrim Biznes/Hoteleri Turizëm;
  • Përvojë e mëparshme në sektorin e hoteleri-turizmit, në nivele drejtuese jo më pak se 5 vjet;
  • Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze dhe MS Office;
  • Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
  • Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin dhe klientët.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm Hoteli;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Pagë në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 28 Tetor 2018.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: [COLOR=#0000ff]tianda.nano@eppc.al[/COLOR]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top