• Tirane, ofroj vend pune Agjente Marketingu

Qendra “Eduaktiv” po kërkon 3 Agjente Marketingu, me kohë të pjesshme.

Mbi kompaninë
Eduaktiv është një platformë, e cila ofron mbështetje të aktiviteteve arsimore dhe edukuese. Si i tillë, Eduaktiv është partner udhëheqës në çdo zgjedhje të bërë përgjatë gjithë niveleve të arsimit. Bazuar në aksesimin e informacionit publik, përdoruesit e platformës mund të krahasojnë, vlerësojnë, shpërndajnë dhe marrin feedback në lidhje me aktorët, programet dhe institucionet e sistemit arsimor në Shqipëri.

Detyrat
  • Identifikimi, kontaktimi dhe realizimi i takimeve informuese me palët e treta.
  • Prezantimi i platformës dhe shërbimeve që ajo ofron ndaj palëve të interesuara.
  • Negociimi me palët e treta dhe menaxhimi i marrëdhenieve në afatgjatë me ta, përmes komunikimit të vazhdueshëm.
  • Të respektojë afatet e përcaktuara për realizimin e detyrave.

Kualifikimet


  • Arsim i lartë në fushën e Ekonomisë;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi shumë të mira prezantuese;
  • Menaxhim i kohës dhe prioritarizim;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mail-it: eduaktiv.al@gmail.com
Afati për të aplikuar: 31.10.2018
 


Apply
Back
Top