• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Marketingu dhe Administrate

EPPC Albania kërkon një Asistent/e Marketingu dhe Administrate për klientin e saj, kompani lider në botë në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Harton, propozon dhe zbaton strategjitë e miratuara të marketingut me qëllim rritjen e vizibilitetit të markës dhe shitjet;
  • Mirëmban dhe përditëson Web faqen me eventet dhe produktet e kompanisë;
  • Kryen analiza tregu dhe çmimesh duke raportuar tek manaxheri i shitjeve dhe manaxheri i produktit;
  • Komunikon dhe mirëmban marrëdhëniet me palët e treta;
  • Siguron që të gjitha produktet e importuara dhe produkti lokal të kenë materiale relevante të marketingut për qëllime shitjeje;
  • Kujdeset për zhvillimin e imazhit të kompanisë;
  • Asiston në të tjera detyra administrative sipas nevojave të punës.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
  • Eksperiencë në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet (e preferueshme në kompani ndërkombëtare);
  • Të ketë njohuri në mjetet Marketing, analizë produkti dhe dizajn;
  • Të ketë aftësi analitike dhe të propozojë fushata marketingu;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën Angleze dhe MS Office;
  • Të jetë person i organizuar, kreativ, i komunikueshëm, me iniciativë dhe i apasionuar pas marketingut.


Të dhënat:

Pozicioni: Asistent/e Marketingu dhe Administrate;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 31.10.2018

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [B]recruitments[/B][B]@[/B][B]epp[/B][B]c.[/B][B]a[/B][B]l[/B]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top