• Tirane, ofroj vend pune "Koordinator"

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: Koordinator

Rolet dhe përgjegjësitë:


  • Të ndërmjetësojë në punësimin e grave duke kontaktuar punëdhënësit, gratë dhe më pas realizuar intervistat e punës.
  • Të plotësoj me materialet e vazhdueshme dosjet për cdo të rregjistruarit.
  • Të sigurojë pjesëmarrjen e grave në trajnime;
  • Të përgatisë dhe shpërndajë çertifikatat e pjesëmarrjes në trajnime;
  • Të përgatisë raportet e aktiviteteve.

Edukimi :

Të ketë mbaruar universitetin, preferohen degë të shkencave sociale dhe/ose fakultet ekonomik.

Eksperienca :

Të ketë të paktën një vit experiencë pune në agjensi punësimi, eksperienca e punës në shoqërinë civile përbën një aset.
Të jetë i/e komunikueshme, korrekt(e), që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dergojnë CV-në, një letër reference me kontaktet e një punëdhënësi dhe një letër motivimi në adresën:
nccs.albania@gmail.com, brenda datës 1 tetor 2018.
 


Apply
Back
Top