• Tirane, ofroj vend pune trajnues

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në bazë të projektit “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave në nevojë”, në kuadër të programit ReLoad, kërkon të punësojë: Trajner.

Rolet dhe përgjegjësitë:


  • Të realizoje trajnime për:
-Bebisiter; ose
-Kujdestare për të moshuar; ose
-Punëtore shtëpie.


  • T’a ofrojë trajnimin duke përdorur prezantime me power point, projektor; duke përfshirë pjesëmarrëset në diskutime në grup, në luajtje roli apo metoda të tjera mësimi informal.
  • Të përshtasë, redaktojë, korrektojë, dizenjojë materialin e trajnimit për kurs bebisiteri, kurs kujdestarie për të moshuar dhe kurs për punëtore shtëpie të dorëzuar nga QKShK;
  • T’a dorëzojë materialin në Microsoft Word dhe në Power Point përpara trajnimit.


Edukimi :

Të ketë mbaruar universitetin, preferohen degë të shkencave sociale, të shkencave mjekësore.

Eksperienca :

Të ketë të paktën 2 vite experiencë pune me trajnime në shoqërinë civile ose në agjenci punësimi.
Përbën avantazh të qenurit autor publikimesh në temën që do trajnojë.
Të jetë i/e komunikueshme, korrekt(e), që respekton afatet, të punojë mirë në grup.
Të jetë i/e artikuluar.
Personat e interesuar të dërgojne CV-n, një letër reference me kontakte e një punëdhënësi dhe një leter motivimi në adresën: nccs@gmail.com, brenda dates 1 Tetor 2018.
 


Apply
Back
Top