• Tirane, ofroj vend pune Shites/e

Përshkrimi
Metabo Tirane ka filluar aktivitetin tregtar në tregtimin e veglave të punës që nga viti 1998.Produktet cilësore të tregtuara me çmime konkurruese si dhe bashkëpunimi me furnitorë të huaj që sa vinte e rritej bënë që të krijoheshin kushtet për krijimin e një dyqani te ri ne rrugen Siri Kodra. Metabo Tirane i sherben kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture, hidrocentrale, inerte,të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit. Cilësia, siguria në punë dhe efikasiteti janë tiparet që i dallojnë produktet e kompaninë Metabo Tirane në tregun Shqiptar.

Metabo Tirane u krijon mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Kompania është shpërndarës i autorizuar i veglave të punës Metabo, Wiha, Matador, Telwin, NWS, Ficher, Lavor, Husqvarna, BGS.
Se fundmi dealer zyrtar i firmes SOLA ne shqiperi.

Detyrat
-Te shfaqe interes ne cdo moment per te mesuar produkte te reja si edhe ato ekzistuese me ne detaje.
-Prezantimi i produkteve dhe ofertave te reja tek klientët.
-Të mbajë kontakte me klientët e interesuar dhe të jetë krijues në mënyrat për të rritur klientelën.
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizim të shkëlqyer.
-Të jetë i gatshme te punojë nen drejtimin e një Menaxheri.
-Te tregoje interes per te mesuar gjera te reja.
-Te jete i afte per te punuar ne grup.
-Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
-Rivendos ne vendet e duhura te gjitha produktet te cilat jane vendosur ne vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
-Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit.

Kualifikimet / Kërkesat
Diplomë Universitare në fushën e Marketingut ose Administrim Biznesi;
• Të jetë i besueshëm;
• Të komunikojë në mënyrë efektive me klientët apo me çdo palë tjetër;
• Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, produkte, teknika të shitjes, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
• Të jetë i fokusuar drejt klientit;
• Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
• Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;

Shënime
Qellimi jone si kompani eshte te ndertojme uren lidhese midis punonjesve dhe kompanise duke u bere bashkepuntore te kompanise dhe duke I krijuar kushtet me optimale per nje bashkepunim sa me afatgjate, kjo eshte arsyea qe nuk eshte e nevojshme EKSPERIENCA.

Nuk duhet te kete obligime te tjera.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike:

metabotirane@gmail.com
Adresa: Rr. Siri Kodra prane karburantit GEGA OIL (ish frigoriferi)
Facebook: Metabo Tirane.
Instagram: metabotirane

Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top