• Analist Biznesi

Në emër të klientit tone, një kompani shqiptare lider në tregun me shumicë dhe pakicë të materialeve civile dhe industriale, po kërkojmë një Analist Biznesi që do mbështesë rritjen e performancës së biznesit përmes analizës së shitjeve dhe të dhënave financiare.

Roli

Analisti i Biznesit do jetë përgjegjës për mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave të shitjeve dhe të të dhënave financiare në një përpjekje të vazhdueshme për të rritur performancën e përgjithshme të biznesit. Ai / ajo do të krijojë raporte të standardizuar, do të kryejë analiza sasiore të shitjeve të produkteve dhe do të vlerësojë nevojat e ardhshme dhe integritetin e të dhënave. Ai / ajo do të zhvillojë mjete, metodologji dhe procese biznesi të standardizuara që synojnë përmirësimin e efikasitetit të përgjithshëm operacional. Zhvillimi dhe ndjekja e indikatorëve kyç të performancës do të jetë kritike për të rritur kuptimin e rezultateve të biznesit dhe për të përmirësuar vendimmarrjen.

Përgjegjësitë


  • Mbledhja, analizimi, vlerësimi dhe raportimi i të dhënave relevante për të rritur produktivitetin e përgjithshëm të biznesit
  • Zbatimi dhe përmirësimi i proceseve të CRM për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit dhe përmbushur objektivat e biznesit
  • Analizimi i të dhënave financiare, të shitjeve dhe performancës, interpretimi i rezultateve dhe rekomandimi i veprimeve të nevojshme korrigjuese
  • Udhëzimi i forcës shitëse mbi procese të sakta parashikimi për të gjitha kanalet e shitjes
  • Analizimi i operacioneve të biznesit për të përcaktuar përfitueshmërinë dhe për të krijuar një bazë për ndryshime të nevojshme
  • Analizimi i aktiviteteve të magazinës dhe kostove të stokut dhe rekomandimi i përmirësimeve sipas politikave të kompanisë
  • Zhvillimi i modeleve dhe strukturës së raportimit që identifikojnë kostot në cdo komponent
  • Krijimi i raporteve periodike dhe ad-hoc të lidhura me shitjet, marketingun, financën, çmimet, inventarin dhe produktet dhe komunikimi i tyre
  • Kryerja e analizave sasiore duke përfshirë por jo kufizuar në ROI-n, trendet, identifikimin dhe vlerësimin e mundësive dhe riskut.

Kualifikimet


  • Diplomë Universitare në Biznes, Financë, Sisteme Informacioni apo ekuivalente
  • 3+ vite përvojë pune relevante në analizë të dhënash
  • Njohje e sistemit Microsoft Navision
  • Aftësi për të kryer analiza komplekse, për të organizuar të dhëna dhe për të krijuar raporte nga burime të ndryshme
  • Aftësi të mira komunikuese, të shkruara dhe verbale
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve, dokumentimit, hulumtimit dhe dhënies së zgjidhjeve
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe për të punuar në mënyrë të pavarur ose në ekip
  • Vëmendje e jashtëzakonshme për detajet, aftësi organizative dhe në menaxhimin e kohës

Pozicioni juaj do jetë vendimtar në optimizimin e proceseve dhe rritjen e performancës financiare dhe operacionale të kompanisë. Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion sfidues, lidhuni me konsulentin tonë
Endri Ndoni, duke dërguar CV-në tuaj në emailin jobs@aims.al deri në datën 23 Shtator 2018.

Të gjitha aplikimet do trajtohen në konfidencialitet të plotë. Do jemi të lumtur t’ju intervistojmë në rast se plotësoni kërkesat e klientit tonë.

Klikoni ketu për pozicione të tjera nga AIMS Albania

AIMS International - Albania Shpk, European Trade Center, Tower A - 13/3, Tirana Albania
Phone: +355 4 45 09 261, Web: www.aims.al


WE FIND&GROW YOUR LEADERS

AIMS International – Albania Shpk
European Trade Center -Tower A -13/3 │Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.aims.al ; jobs@aims.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top