A BI ESSE, kompani lider ne fushen e tregtimit te materialeve elektrike, ndriēimit profesional arkitektural dhe industrial, realizimin e projekteve te ndryshme, sistemet inteligjente per godina sherbimesh e banesash, etj.
Pjese e BI ESSE, nje prej kompanive me te medha te kesaj industrie ne Itali, Ceki, Rumani, me nje experience 23 vjecare ne tregun shqiptar, A BI ESSE eshte partneri kryesor i me shume se 100 prodhuesve me te rendesishem te industrise si Schneider, Legrand, Bticino, Philips, Urmet Group, Icel Coop, Disano, Artemide, Flos, Notifier, Riello, BFT, etj.
Ne kuader te zgjerimit te stafit ABIESSE, kerkon Perfaqesues Shitjesh ne Terren!

Perfaqesuesi i Shitjeve ne Terren ne A BI ESSE nder te tjera:
· Do t’i sherbeje klienteve egzistues, me fokus rritjen e shitjeve dhe shpeshtimin e porosive
· Do te eksploroje mundesine per gjetjen e klienteve te rinj dhe zhvillimin e biznesit.

Cfare presim nga ti:
· Tregon pasion dhe interes per produktet tona
· Krijon marrdhenie te shkelqyera dhe flet me gjuhen e klientit, duke ruajtur perqasje profesionale dhe konsultative
· Di si dhe ku te gjesh informacionin e duhur
· Tregon si te arrish me te miren me produktet apo sherbimet tona.
· Je gjithmone i informuar per te rejat e tregut.
· Je mesuar te punosh per arritjen e “targets” te shitjeve, dhe ke aftesine t’i motivosh te tjeret te bejne te njejten gje.

Njohja e produkteve dhe sherbimeve tona perben avantazh, por jo domosdoshmeri, pasi Abiesse ofron trajnim te vazhdueshem per punonjesit e saj dhe nje strukture komisioni mjaft terheqese. Me rritjen e vazhdueshme te kompanise, do te keni lirine dhe mundesite per te avancuar aq sa doni.

Kandidati Ideal:
· Vjen nga nje histori e sukseshme ne shitje dhe zhvillim biznesi.
· Ka eksperience ne shitjen e produkteve teknike dhe shitjet B2B kryesisht ne tregun e materialeve te ndertimit.
· Eshte i strukturuar dhe vepron ne menyre profesionale dhe te pavarur.
· Eshte pozitiv, ka shpirt konkurence dhe eshte i prirur drejt rezultateve.
· Ka nje perqasje pozitive ndaj punes ne grup edhe ndaj iniciativave personale.
· Eshte i motivuar per te arritur “targets” te shitjeve dhe synimet e kompanise, dhe eshte mendjehapur per te mesuar nga me te miret ne kete biznes.
Nese e gjeni veten te ky person, do te donim t’ju takonim!

Per kandidatin e perzgjedhur A BI ESSE ofron nje pakete shume konkuruese qe perfshin, por qe nuk kufizohet vetem ne:
· Trajnim dhe suport i vazhdueshem
· Kontrate pune me kohe te plote
· Cdo ore jashte orarit te paguar sipas ligjit
· Page baze konkuruese dhe bonuse e komisione te kombinuara
· Perfitime te tjera dhe evente sezonale (udhetime brenda dhe jashte Shqiperise, festa, llotari me cmime, etj.)
· Mundesi zhvillimi per nje karriere menaxheriale brenda kompanise.
· Mjedis pune I kendshem, miqesor dhe konkurues.

Ftohen te aplikojne te gjithe te interesuarit brenda dates 15/09/2019 ,duke derguar CV te shoqeruar me nje fotografi te koheve te fundit, kopje te diplomes dhe listes se notave, ne adresen e e-mailit: hr@abiesse.al duke specifikuar tek subjekti pozicionin per te cilin aplikoni ose ne adresat :

ABIESSE – Rr.28 Nentori Nr.73, Autostrada Tirane - Durres, km 6 (perballe QTU-se)
ABIESSE – Filiali perballe ish Stacionit te Trenit.
Takimet tona fillojne me 18/09/2019