• Tirane, ofroj vend pune Graphic Design - Social Media Marketing - Front End Web Developer

PC Store është nje kompani në rritje, me synimin për t'u bërë lider ne tregun ICT, e fokusuar kryesisht ne shitje të produkteve IT si dhe suport teknik.
Duke zgjeruar për çdo ditë e më shumë gamën e produkteve dhe të shërbimive të ofruara, PC Store synon përpilimin dhe implementimin strukturës së marketingut për të fuqizuar performancën e Brandit, me anë të metodave bashkëkohore të reklamimit. Për këtë arsye PC Store kërkon të punësojë:

Graphic design - Social Media Marketing - Front End Web Developer

Kualifikimet / Kërkesat:
· Të ketë përfunduar arsimin e lartë
· Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
· Të jetë origjinal, me sens të lartë kreativiteti dhe vizualiteti
· Të jetë i kujdesshëm ndaj detajeve
· Të jetë fleksibël, entuziast dhe konfident
· Të jetë i komunikueshëm, i aftë të punoj ne grup dhe i gatshëm në çdo kohë të realizojë kërkesat e departamenteve
· Menaxhimi i shkëlqyer i kohës dhe aftësitë organizative
· Të demostrojë aftësi të shkëlqyera në të shkruarit të përmbajtjeve të marketimit
· Të njohë shumë mirë softwaret: Adobe Photoshop, Adobe InDesign, Adobe Illustrator për realizimin e grafikave dhe imazheve.
· Preferohet të ketë eksperiencë në ndërtimin e videove ilustuese (të njohë Adobe Premiere, Adobe AfterEffects)
· Të jetë i aftë të menaxhojë platformat e rrjeteve sociale si: Facebook, Twitter, Google+, LinkedIn, Youtube. Të ketë eksperiencë të lartë në krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve me kualitet të lartë, të ndjekë vazhdimisht trendet dhe teknikat e postimeve si dhe të jetë strateg i shkëlqyer në fushata marketimi me pagesë
· Të njohë platformën Wordpress (instalim, ndërtim paraqitjeje dhe përmbajtjeje, mirëmbajtje e websiteve informuese)
· Të ketë eksperiencë të mirë në HTML / CSS
· Mosha 25 – 35 vjec
· Eksperiencë mbi 5 vjet në këto fusha

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Ideimi dhe krijimi i materialeve të ndryshme promocionale (të printuar apo dixhitale)
· Ideimi dhe zhvillimi i ndërfaqeve të websiteve të reja, konceptimi i dizajnit dhe sugjerimi i përmirësimeve për websitet ekzistuese
· Ideimi dhe krijimi i postimeve në rrjetet sociale
· Ideimi dhe krijimi i strategjive i fushatave të marketimit në rrjetet sociale
· Mirëmbajtja grafike dhe e përmbajtes së shkruar të site-ve, kryesisht websiten e vetë PC Store (duke përfshirë dhe dataentry-n e produkteve dhe shërbimeve)
· Adaptimi i materialeve promocionale të dhënë nga vendorët dhe partnerët tanë dhe t'i paraqesë grafikisht nën brandin tonë
· Zhvillim/Propozim kompozime grafike që i përshtaten kërkesës së departamenteve dhe klientëve
· Prezantim idesh dhe konceptesh të reja te bordi menaxhues
· Realizim projektesh dhe detyra të caktuara grafike nga bordi menaxhues
· Bashkëpunim grafik dhe koordinim i përditshëm me kolegët
· Mbledhje dhe raportime me stafin mbi ecurinë dhe realizimin e projekteve sipas afateve të paracaktuara
· Respektimi i afateve të përcaktuara dhe aftësi për të punuar nën presion dhe në orare të zgjatura

Jeni të mirëpritur të dërgoni CV tuaj të detajuar tek hr@pcstore.al, si dhe të shoqëruar me materiale apo referenca që paraqesin disa nga punimet tuaja në fushat e lart përmendura.
Aplikimet që nuk shoqërohen me një portfol punimesh apo referime të punimeve tuaja, nuk do merren parasysh.



Tel. : +35542221076



Cel. : +35542221076
 


Apply WhatsApp
Back
Top