• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Horeca

Titulli i Pozicionit: Manager (Ho-Re-Ca)

Misioni:

Menaxheri i projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe ne funksion të këtij qellimi, duhet të përmbushë përgjegjësitë dhe detyra menaxheriale,organizative , mbikqyrëse, koordinuese , vendim –marrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se nje projekt në të njejtën kohë.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Planifikon dhe zbaton projektet
  • Ndihmon në përcaktimin e qëllimeve,arritjeve dhe rezultateve të projektit
  • Përcakton detyrat dhe burimet e percaktuara
  • Mbledh dhe menaxhon ekipin e projektit
  • Krijon orarin dhe afatet kohore të projektit
  • Monitoron dhe reporton mbi rezultatet e projektit
  • Mbështet ekipin drejtpërdrejtë
  • Prezanton raportet tek eproret për progresin, si dhe problemet dhe zgjidhjet
  • Zbaton dhe menaxhon ndryshimet kur është e nevojshme për të përmbushur rezultatet e projektit
  • Vlerëson rezultatin e projektit
  • Kryen aktivitetet e lidhjes se kontratave me kliente te medhenj dhe negocion cmimin e shitjes dhe zbritje ne konsultimin me Administratorin e kompanise
  • Pergatit raporte te shitjeve per Administratorin
  • Indentifikon mundesine per permiresimin e procesit te shitjes
  • Studion dhe sjell ide innovative qe do ndihmonin rritjen e performances se produktit
Kërkesat e Pozicionit:
  • ​Arsim Universitar (Administrim Biznes)
  • I certifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
  • Shkathësi të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikëqyrëse dhe këshilluese;
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim
  • Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; PowerPoint);
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë te konfidencialitetit;
  • Patent Shoferi kategorine “B”
  • Njohje e gjuhes Angleze .
  • Duhet te kete eksperienca 3 vjecare ne te njejtin profil.

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni.
Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale".

Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.

 


Apply
Back
Top