• Tirane, - Zyre Kontabiliteti Klaudio / Deklarime Biznesi

Zyrë Kontabiliteti Klaudio

  1. Biznese të vogla pa TVSH me një xhiro vjetore 0 - 2.000.000 lek / vit duke ju bërë deklarimet mujore për :

  • Listëpagesat e punonjësve
  • Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore,
  • Tatimi në burim për qeranë e biznesit
  • Të punësuar dhe të larguar sa herë që ka të tilla raste, duke përfshirë printimin e pagesave dhe njoftimin paraprakisht para se të përfundojë afati i pagesave
  • Deklaratën vjetore të Tatim - Fitimit,
  • Bilancin sipas SKK-15 për këto lloje biznesesh bazuar në arkëtimet nga shitjet me Kase dhe pagesat e bëra nga biznesi

  1. Biznese të vogla me TVSH me një xhiro vjetore nga 2.000.000 - 5.000.000 lek / vit duke ju bërë shërbimet si për rastin e parë ,por duke shtuar edhe shërbiet e mëposhtme :

  • Rregjistrime kronologjike të faturave të blerjes dhe të shitjes para datës 10
  • Plotësimi I Libër blerje dhe Libër shitje dhe deklarimi,llogaritja dhe pastaj printimi i TVSH e cila duhet të deklarohet-printohet dhe paguhet para datës 14

  • Deklaratën vjetore të Tatim - Fitimit
  • Bilancin sipas të drejtave dhe detyrimeve bazuar në Xhiron vjetore

  • Kuota mujore/vjetore ndryshon nga rasti i parë.

  1. Biznese të Vogla me TVSH me xhiro vjetore 5.000.000 - 8.000.000 lek / vit të cilësuara dhe këto si Mikronjësi por që kërkojnë mbajtje kontabiliteti mujore, kërkojnë veç deklarimeve te lartpërmendura dhe

  • Rregjistrime kronologjike të faturave të blerjes dhe të shitjes para datës 10
  • Libër blerje dhe Libër shitje dhe më kryesorja deklarimi-llogaritja dhe printimi i TVSH e cila duhet të deklarohet-printohet dhe paguhet para datës 14.
  • Këto lloje biznesi kanë kuota mujore për mbajtjen e Kontabilitetit si dhe një kuotë vjetore për Bilancin.

  1. Mbajtje Kontabiliteti dhe llogarie për Shtet për çdo lloj SHPK kundrejt të gjithë dokumentacionit të sjellë nga vetë perfaqësuesit e Subjektit-deklarimet mujore për Listë Pagesa, të Punësuar-Larguar,Sigurimet Shoqerore dhe Shëndetësore, Libra blerje dhe Shitje, TVSH, printimi i çdo lloji pagese, Kontratat e Punës, Deklarimet në Zyrën e Punësimit dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Konsulencë tatimore e fiskale, Bilancin vjetor, dorëzimin elektronik të Bilancit dhe Pasqyrave Financiare në Drejtorin e Tatimeve dhe në portalin qeveritar e-Albania pranë QKR dhe QKB.
  2. Mbajtje Kontabiliteti kryesisht marrëdhëniet me Shtetin për subjekte të rregjistruara si:SHA, OJQ, Fondacione të ndryshme me dhe pa TVSH kundrejt tarifave që bien dakord midis palëve.

ZYRË KONTABILITETI KLAUDIO
Cel:+355 (0) 697877008
Cel:+355 (0) 688224007
E-mail: zyrekontabilitetiklaudio@gmail.com
Ad.fb. : Zyre Kontabiliteti Klaudio


Shënim: Në të gjitha rastet në shërbim dhe çmim përfshihet dhe konsulenca me telefon ose direkt kur është nevoja !



Cel. : 0697877008
 


Contact WhatsApp
Back
Top