• Megatek ofron vend pune Punëtor Magazine

PUNETOR MAGAZINE

Qëllimi i Pozicionit:
Kryen proceset e shkarkimit, ngarkimit, amballazhimit dhe l
ëvizjeve të mallrave së magazinës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:



  • Shkarkon mallrat e ardhura duke i vendosur nëpër paleta të ndara sipas kodeve me shpejtësi e saktësi dhe pa i dëmtuar ato.
  • Ngarkon mallrat që jane për të dalë sipas prioritetit që vendos kontrollori apo supervizori me shpejtesi e saktësi dhe pa i dëmtuar ato.
  • Pergatit porosite se bashku me Kontrollorin ne nje kohe sa me te shpejte duke siguruar saktesi maksimale.
  • Raporton në mënyrë të menjëhershme tek supervizori çdo dëmtim ose parregullsi që vihet re.
  • Lëviz me siguri, pa demtuar mallrat brenda magazinës deri në vendet e kërkuara.
  • Operon të gjithë makineritë e magazinës si pirunjtë dhe vinçin në mënyrë të sigurtë duke ecur me shpejtësi minimale, duke i rënë borise në kthesa dhe kur kryqëzohet me pirunj të tjerë në lëvizje.
  • Mban magazinën të sigurtë duke ndjekur udhëzimet dhe procedurat.
  • Mirëmban magazinën të paster dhe pa rremujë.
  • Grumbullon dhe mbështjell mallrat në paleta, të ndara sipas kodeve para se ato të lëvizen nga një pozicion tek një tjetër.
  • Mirëmban pajisjet e magazinës (t’i karikojë, pastrojë dhe përdorë me kujdes).
  • Përdor pajisjet e duhura mbrojtëse.
  • Zbaton me korrektësi detyrat e caktuara nga supervizori / manaxheri.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen. Detyra të tjera mund të kerkohen për t’u kryer duke u bazuar në kerkesat e biznesit dhe lirinë e veprimit të supervizorit apo menaxherit, të cilat punëtori është i detyruar ta respektojë.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:
Të ket
ë përfunduar shkollën e mesme.
Eksperiencë pune: Prioritet do u jepet kandidatëve të cilët kanë punuar në pozicione të ngjashme në shpërndarje/magazinë.

Aftësitë:


  • Të jetë i aftë të bëjë punë fizike.
  • Të punojë në grup dhe individualisht
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar në adresën humanresource@megateksa.com

ose kontaktoni në numrin e telefonit
069 60 82 318
 


Apply WhatsApp
Back
Top