• Tirane, kerkohet Arkitekt/e , Ing. Ndertimi

Unitec - Studio kerkon te punesoje nje inxhiniere Ndertimi ose Arkitekte me orar te plote.

Detyrat e tij do të jenë:
  • Të hartojë Projekte zbatimi dhe Raporte Teknike, Ndikimi në Mjedis, Vlerësim Pasurish etj.
  • Të ndjekë mbikqyrjen e punimeve në terren dhe te hartoje raportet perkatese.
Kualifikimi dhe eksperienca:
  • Te kete diplome Arkitekture ose Ing. Ndertimi
  • Te kete njohuri per projektet e zbatimit, studime fizibiliteti, vleresime etj.
  • Të njohë mire programet kompjuterike inxhinierike dhe office (word, excel, powerpoint)
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur e shkruar. Gjuha e dyte perben avantazh
  • Te kete experience pune mbi 1 vjet
Aftësi të tjera:
  • Të jetë bashkëpunues/e
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup
  • Të jetë i/e aftë të kerkojë dhe të japë llogari
  • Të jetë i/e aftë të marrë vendime dhe të menaxhoje situata të paparashikuara
  • Të këtë aftësi të ndërtojë marrëdhënie efektive të punës me stafin e Kompanise
  • Të jetë në gjendje të drejtojë dhë të forcojë tek bashkëpunëtorët kulturën e performacës kreative;
  • Të këtë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe brenda afateve të limituara.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
  • Te kete aftesi te punoje nen presion per realizimin ne kohe te kontratave
Te interesuarit te dergojne cv ne : info.uts2000@gmail.com l_begaj@yahoo.com
tel : 0682055829
 


Apply WhatsApp
Back
Top