• Durres, ofroj vend pune FINANCIERE E PARE

logo.png


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie lider në fushën e ndertimit dhe tregëtimit te materialeve te ndertimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

FINANCIERE E PARE
(Durres)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Përgatitja e pasqyrave financiare vjetor dhe mujore në funksion të manaxhimit (PASH, Bilanc, Cash Flow);
• Përgatitja dhe deklarimi fiskal i listë pagesës, dhe deklaratave të tjera fiskale mujore dhe vjetore;
• Përgatitja e raporteve specifike në varësi të kërkesave të manaxhimit;
• Regjistrim dhe kontroll blerjesh, prodhimi dhe bankat
• Kontrolli financiar mujor i kompanise ne tërësi.
• Financierja raporton tek shefja e financës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Financë;

Eksperiencë Pune: Të ketë minimumi 3-5 vite eksperiencë pune.

Aftësi:

• Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
• Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
• Të jetë i fokusuar drejt zgjidhjes së problemeve, efektiv dhe të punojë në grup;
• Të zotërojë programin Kontabiliteti Alpha;
• Të ketë aftësi të mira menaxhuese;
• Aftesi te mira ne komunikim;
• Transporti i siguruar nga kompania;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 GUSHT 2018

JU MIRËPRESIM!
DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ Pallati Delta shk.1,kati i 4 ǀ Tirane ǀ Albania Office
Tel: +35542255506 ǀ www.dimensionhr.al



Cel. : +355 67 46 47 484
 


Apply WhatsApp
Back
Top