• Prishtine, - Auto-Diagnostika Prishtinë

VËREJTJE: NE NUK SHESIM DIAGNOZA

Diagnostifikim cilësor për çdo brend dhe tip të automjeteve, nga 1990 e gjer me 2018, sipas nevoje vijmë edhe aty ku ju kërkoni për të mos angazhuar autobartje. Vlenë si për qytetarë ashu edhe për elektricist, mekanik, llaker etj.Punëtoria Auto-diagnostika, ka përparësi se është mobile, përveq raportit të gabimeve në të shumtën e rasteve ofron shënime skematike-shemë të lidhjes së sensorëve, si dhe vendëndodhjen e prishjes me shënime të sakta të pjesës së prishur me numër origjinal si dhe së paku një numër të një prodhuesi tjetër që e prodhon atë pjesë si pjesë zëvendësuese. Mos hezitoni të na kontaktoni. Përparësia jonë është se ne mundë të kontrollojmë çdo modul elektronik dhe në të shumtën e rasteve edhe nëse automjeti juaj nuk ka regjistruar asnjë gabim e juve u bënë problem ne në bazë të mundësisë së aparaturës që posedojmë për çdo modul mundë të lexojmë 10-40 parametra varësisht nga numri i sensorëve që kontrollon atë modul, me çka edhe ngushtojmë problemin dhe mekanikut me përvojë nuk i mbetet dilemë për të evituar gabimin. Çdo modul në automjet duke përfshirë ata më vital siç është motori, transmisioni automatik, ABS, ESP; ASR, Klimë, Airbag, Instrument tabelë, IMMOBILIZER-Qelës, Servo, 4x4, dhe të gjithë modujt tjerë elektronikë si centrali i dyerve, radio , navigacioni e shumë moduj tjerë elektronikë varësisht prej brendit dhe tipit ne mundemi ta kontrollojmë gjë që 95% të serviseve nuk munden. Mundë të bëjmë adaptim të EGR, programim të dizneve, njoftim për shum tipe për pjesët e zëvendësuara me të reja, përfshirë edhe instrument tabelat e reja duke ua qitur kilometrazhën e të vjetrës. Leximin ose kalkulimin e pinkodit të qelësit (te disa brende jo të gjitha), Njoftim të pozicionit të dhëmbëzorëve të transmisionit kur ai kontrollohet elektronikisht si dhe programimi te Transmisioni Automatik, Programimi i jastakëve të Amortizimit, Programimi apo futja në funkcion e shiberit kur ai del nga funkcioni, edhe një përparësi tjetër se ne mund të bëjmë nxjerrjen e ajrit në sistemet e frenimit ku ajo kërkohet të bëhet me kompjuter, resetimin e sensorëve të gomave, kur ato ndërrohen e veprime tjera sa i përket qasjeve në moduj tjerë që këtu nuk i përmendëm, krejt këto vlejnë për automjete të lehta, vetura SUV, VAN-a (komba, kamioneta etj), xhipa të të gjitha brendeve botërore. Risi është se nga Shtatori startojmë edhe me automjete të rënda - KAMIONË të brendeve më të njohura botërore tek të cilët mbulojmë modujt vital me 99.9% të nivelit dilerik të diagnostifikimit që nuk mund ta gjeni në kosovë pos te ata që posedojnë aparaturë dilerike, e që ne jemi në përparësi ndaj tyre se me ne mund ta menagjoni që ne të vijmë aty ku ju kërkoni për të mos e lëvizur automjetin tuaj, qoftë edhe në shtetet fqinje ku nuk kërkohet viza ne mun ta menagjojmë kohën më të përshtatshme për të kryer DIAGNOSTIFIKIMIN.

Ne kemi një përparësi ndaj të gjithë serviseve tjera duke përjashtuar dilerët, sepse bëjmë REGJENERIM të DPF (FAP) filterit - Partikëll filterit te të gjitha automjetet të prodhuara gjer më 2017+ dhe ato të 2018 e tutje, që janë version i 2017-tës dhe e gjithë kjo me një çmim të arësyeshëm në krahasim me tjerët që përdorin metoda alternative të cilat shkojnë edhe gjer më 150 euro.

Këshillë për DPF dhe EGR: Gjer në instancën e fundit ikni eliminimit të EGR-it dhe DPF-it fizikisht në kombinim me atë kompjuterik, por edhe kur jeni të detyruar konsultohuni me ekspertët e fushës së diagnostifikimit për pasojat e mëvonshme që mund të shkaktohen pas një periudhe. Mos bani chiptuning - rritje të fuqisë sepse shkaktoni dëme të riparueshme në një afat të mesëm.

Për më tepër hollësi se te cilat brende dhe cilat shërbime - gjegjësisht cilët moduj mund të kontrollojmë klikoni në linkun https://auto-diagnostika.webs.com/mbulimi.htm, për të na kontaktuar keni numrin e telefonit në Mobil falas në Viber si dhe në facebook https://www.facebook.com/Autodiagnostifikimi në messenger ose ta lini porosinë në INBOX të facebookut ku pastaj sipas mundësive ju kontaktojmë sa më parë të jetë e mundur.

VËREJTJE: Ne NUK Shesim Diagnoza dhe NUK riparaojmë automjete, VETËM BËJMË DIAGNOSTIFIKIMIN e tyre.

JU Mirëpresim !!!

Cel. : +38344112914
 


WhatsApp
Back
Top