• Durres, ofroj vend pune Konsulent Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e trgetimit te materialeve hidrosanitare, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:




KONSULENT/E SHITJESH (Durres)


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Prezantues/e në showroom, me objektiv finalizimin e të shitjes së produkteve;
  • Prezantimi dhe orientimi i saktë për produktet që kompania ofron për klientët sipas nevojave të tyre;
  • Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve;
  • Të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët, të rinj dhe ekzistues si dhe me arkitektë;
  • Të menaxhoje dhe realizoje te gjithe procesin e shitjes dhe porosise se klientit;
  • Të menaxhojë procesin e shpërndarjes së informacionit tek kolegët, specialistët përkatës;
  • Gjithashtu edhe detyra te tjera ,si kujdesi per produktet e reja qe te jene te ekspozuara ne showroom, kerkesa per paisjen e tyre me etiketa etj, te cilat ndahen nga menaxheri per seicilin konsulent;
  • Konsulenti i shitjes eshte i mbikqyrur nga menaxheri i shitjes i cilin ka nen veten
  • disa konsulente;
  • Konsulenti i shitjes raporton cdo dite mbi ecurite e shitjes tek menaxheri duke vendosur ne cc drejtorin e shtijeve;
  • Cdo muaj vendoset nje target nga drejtori i shitjeve per cdo menaxher dhe nese arrihet edhe targeti ka nje bonus plus shitjeve;
  • Periudha 3 mujore eshte trajnim dhe testim ku instruktohet per njohjen e produkteve dhe shikohen aftesite ne shitje.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar Fakultetin përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Minimumi një vit eksperiencë ne fushen e shitjeve;

Aftësi:


  • Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
  • T’i karakterizojë mirësjellja, komunikimi dhe serioziteti;
  • Të jetë i/e besueshme dhe i/e vullnetshme me relizimin e detyrave;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në shitje;
  • Njohja e një gjuhe të huaj përbën avantazh;
  • Pozitiv/e dhe entuziast;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve eshte deri me 31 GUSHT 2018




JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top