• Vlore, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani

View attachment 521816
E2 Partners Albania
, në emër të klientit të saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë,aktualisht është duke rekrutuar për Menaxher/e Dyqani në qytetin e Vlorës.



Përgjegjësitë kryesore:


  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të sigurur rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve të stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Të përballojë me profesionalizmin e kërkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanisë;
  • Të studiojë në mënyrë sistematike terrenin e shitjeve;
  • Te bashkëpunojë me kolegët dhe klientët; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çështjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Angazhim në çështjet e stafit; intervistimi për pjestarë të rinj potencial për staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë së stafit nën varësi;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen e jashtme dhe te brendshme të dyqanit;
  • Pjesëmarrja në takimet mujore për shitjet;
  • Organizimi i takimeve sistematike me përgjegjësit e sektorëve dhe stafin e shitjeve;
  • Dhënia e feedback-ut tek zyrat qëndrore;
  • Regjistrimi i rezultateve të shitjeve dhe analizës së ecurisë;


Kërkesat minimale:


  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës: Minimalisht 3 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmeri dhe integritet;


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: e2-partners@outlook.com

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 Gusht 2018.


Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.


Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top