• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik (Parku)

DIMENSION me një experience 12 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e minierave, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:


INXHINIER MEKANIK

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Drejton, kontrollon dhe mbikqyr stafin mekanik, duke përfshirë drejtimin dhe raportin tek drejtuesi si dhe duke siguruar nje rezultat të mire të të gjitha përgjegjësive;
  • Kontrollon miratimin e shpenzimeve për proceset mekanike, dokumenta dhe kontrolle specifike, dhe mbajtjen e informacioneve dhe të dhënave të punës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi funksionimin/riparimin e mjeteve të transportit të mallrave ( kokë tërheqëse, trailer);
  • Të ndajë detyrat tek punonjësit e oficines për riparimet e mjeteve, të regjistrojë punën e kryer në kartelat e mjeteve dhe të analizojë rezultatet;
  • Të jetë përdorues i mirë i kompjuterit për programet MS Office;
  • Të jetë i aftë për të punuar në grup dhe individualisht;
  • Të njohë e zbatojë rregullat e sigurimit teknik të sektorit mekanik;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të zotërojë diplome të Universitetit Politeknik, dega Inxhinieri Mekanike;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune mbi 5 vjet në pozicion të ngjashme;

Aftësi:


  • Aftësi të mira në përgjegjësi funksionale dhe në drejtim;
  • Aftësi të shume te mira teknike në kontrollin e punimieve;
  • Vetë-organizues, i aftë për drejtimin dhe motivimin e stafit, komunikues i mirë, si në shkrim dhe në të folur;
  • Dëshmia e Aftësisë Profesionale përben avantazh ( DAP);
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( jo e detyrueshme);

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve eshte deri me 20 Gusht 2018




JU MIRËPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top