• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Kompania "Gjikuria shpk" është një kompani prestigjoze në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në ate të infrastruktures.Aktualisht kompania po zbaton disa projekte të rëndesishme në rang vendi.Qëllimi yne është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojen, dijen, aftesine dhe përkushtimin në mënyre që cdo projekt të perfundoje me sukses në kohën e duhur dhe cilesine e kërkuar.
Përshkrim i Pozicionit
Inxhinieri i Ndërtimit është përgjegjës për suportin teknik gjatë të gjitha fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, me qëllim ruajtjen e standardeve, si dhe për të lehtesuar certifikimin e punimeve në fazën e dorëzimit të objektit.
Departamenti: Teknik
Në varësi direkte të: Drejtorit të Departamentit Teknik
Vendi punës: Palase, VLORE

Detyrat dhe përgjegjësite


  • Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit.
  • Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit.
  • Hartimi i Situacionit Mujor dhe atij Progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot, ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin.
  • Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave të punimeve.

Kualifikimet / Kërkesat


  • Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi
  • Minimumi 5 vjet eksperience pune.
  • Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad
  • Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht)
  • Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial, menaxhim performance.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojne aplikimin e tyre (CV) në adresen e emailit: headofhr@gjikuria.al
Suksese!




 


Apply
Back
Top