• Tirane, ofroj vend pune Operational Manager

EPPC Albania kërkon një Operational Manager për klientin e saj, rrjet i suksesshëm dyqanesh (Beauty & Care), pjesë e një prej grupeve lider dhe të konsoliduar në treg në fushën e marketingut & distribucionit.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e kompanisë;
  • Drejton, mbikqyr, motivon dhe zhvillon stafin me qëllim përmirësimin e performancës së tyre në punë dhe sigurimin e përmbushjes së objektivave të përcaktuar;
  • Monitoron aktivitetet e shërbimit ndaj klientit, me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm për ta;
  • Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe rritjen e prezencës së kompanisë/BRAND-it në treg;
  • Monitoron nivelet e inventarit me qëllim përcaktimin e nevojave për furnizim nëpër dyqane;
  • Vendos dhe rregullon cmimet e produkteve, bazuar në rezultatet e analizave, studimeve dhe kërkesave të tregut;
  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Vlerëson dhe analizon të dhënat operative dhe financiare për të përcaktuar ecurinë e shitjeve;
  • Kujdeset për realizimin e objektivave të vendosura nga kompania;
  • Raporton në mënyrë periodike mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Arsim i lartë; (Fakulteti Ekonomik përbën avantazh)
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme drejtuese; (eksperienca në retail-i përbën avantazh)
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze dhe paketën MS Office; (Excel)
  • Aftësi shumë të mira drejtuese, analitike, organizative dhe komunikuese;
  • Të zotërojë leje drejtimi;
  • Të jetë person i përgjegjshëm, me integritet dhe dëshirë për të punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Operational Manager;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20.08.2017.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [COLOR=#0000ff]recruitments@eppc.al[/COLOR]

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top