• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Mjekësor

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues mjekësor për pajisje dentare për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më prestigjioze në sektorin e kujdesit shëndetësor në vend.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Promovon dhe menaxhon ciklin e shitjeve për produktet dentare të kompanisë tek klientët;
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe i përmbush me sukses;
  • Mirëmban marrëdhënien me klientët ekzistues & identifikon klientë të rinj
  • Raporton në mënyrë periodike tek CEO i kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare në Shkenca Mjekësore (E preferueshme);
  • Njohuri dhe eksperiencë e mëparshme pune në këtë sektor (përbën avantazh);
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Ëord-Excel);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bindëse.

Të dhënat:

Pozicioni: Përfaqësues mjekësor për paisje dentare;
Vendndodhja: Qendër, Tiranë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: CEO;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 17.08.2018


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top