• Tirane, ofroj vend pune Kontrollor Cilësie

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Kontrollor Cilësie

Qëllimi i punës:

Përgjegjësia e këtij pozicioni është të menaxhojë kontrollin e prodhimit dhe transmetimin e të gjitha informacioneve të nevojshme për të vërtetuar cilësinë e produktit ose proceset e prodhimit.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Duhet të jetë në gjendje të zhvillojë teknikat analitike dhe proceset e kontrollit të cilësisë.
  • Përgjegjës për kryerjen e analizave rutinë per të gjithë proceset teknologjike funksionale te CCBS.
  • Përgjegjës për hartimin dhe plotësimin e dokumentacionit lidhur me aktivitetet laboratorike në përputhje me procedurat e CCBS dhe specifikat e TCCC.
  • Përgjegjës për kryerjen e analizave rutinë duke filluar nga lënda e parë, produkti i gatshëm, lëndët apo proceset ndihmëse.


Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Kimi Industriale/Ushqimore.
  • Të ketë 3 vjet eksperience në industrinë ushqimore.
  • Njohuri te mira teknike lidhur me analiza Kimike, Fizike dhe Mikrobiologjike.
  • Njohuri mbi HACCP; GMP.
  • Aftësi të mira komunikuese, të punës në grup.
  • Të jetë disponibel dhe profesional gjatë procesit të punës.
  • Njohuri të mira të Gjuhes Italiane/Anglese.
  • Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike Excel, Word.



Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: hr@cocacola.al brenda datës 31 Korrik 2018.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top