• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Shitjesh (fruta të freskëta)

EPPC Albania kërkon një Koordinator Shitjesh (fruta të freskëta) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.

Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.


Përgjegjësitë Kryesore:


  • Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
  • Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Raportimi i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.


Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Shkollën e Mesme;
  • Përvojë e mëparshme në këtë fushë ose të ngjashme, jo më pak se 1 vit;
  • Të jetë i komunikueshëm;
  • Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
  • Të jetë person i përgjegjshëm dhe me dëshirë për të punuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Koordinator Shitjesh (fruta të freskëta);
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 27.07.2018

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top