• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Departamenti Financës

E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani Shqiptare, që vepron në industrinë e farmaceutike, aktualisht është duke rekrutuar për Drejtor Departamenti Financës.


Përgjegjësitë kryesore:



  • Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raporteve financiare;
  • Zbaton rigorozisht procedurat e financës dhe kontabilitetit ;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
  • Përgjegjës/e per pasqyrat financiare, listëpagesat, deklarimin e taksave;
  • Përgjegjës/e për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Përgjegjës/e për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
  • Përgjegjës/e për manaxhimin e inventarit , aktiveve të qendrueshme ;
  • Përgjegjës/e për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proçeseve me palët e treta për çështjet financiare.


Kërkesat minimale:



  • Diplomë universitare në Financë / Kontabilitet ose degë të ngjashme.
  • Të jetë etik/e në marrëdhenie me kolegët.
  • Njohuri të mira të paketes Office.
  • Eksperiencë Pune të paktën 5 vite në një profil të ngjashëm është e preferueshme
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
  • Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.



Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: e2-partners@outlook.com

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 Korrik 2018.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
 


Apply
Back
Top