• Tirane, ofroj vend pune Analiste Finance

E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, një kompani ndërkombëtare, që vepron në industrinë e shitjeve, aktualisht është duke rekrutuar një Analiste Finance.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Interpretimi i të dhënave, analizimi i rezultateve duke përdorur teknikat statistikore dhe sigurimi i raporteve të vazhdueshme.
  • Zhvillimi dhe zbatimi i bazave të të dhënave, sistemeve të mbledhjes së të dhënave, analizimit të të dhënave dhe strategjive të tjera që optimizojnë efikasitetin dhe cilësinë statistikore
  • Kryen të gjitha kontrollet dhe rishikimet e nevojshme të raporteve për të siguruar nivelin më të lartë të saktësisë
  • Mirëmban dhe koordinon bazën e të dhënave duke futur, verifikuar dhe mbështetur të dhënat
  • Krijon raporte javore, mujore dhe tremujore dhe raporte sipas kërkesës


Kërkesat minimale:


  • Diplomë universitare në Financë, Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike, ose degë të ngjashme;
  • Eksperiencë Pune të paktën 2 vite në një profil të ngjashëm është e preferueshme
  • Komunikim superior, analitik, vlerësues dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi të forta organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësia për të punuar nën presion duke ruajtur një shkallë të lartë të saktësisë së të dhënave
  • Pjekuria, profesionalizmi dhe niveli i lartë i diskrecionit
  • Punonjës i pavarur dhe analitik me aftësi për të kryer kërkime, analiza të të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve komplekse
  • Aftësi shumë të mira për përpilimin dhe përgatitjen e analizave dhe raporteve të ndryshme;
  • Aftësitë të shkëlqyera teknike në programet statistikore (Excel dhe Power Pivot, SPSS, SAS, etj)
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.info .
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 31 Janar 2019.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

0
 


Apply
Back
Top