• Tirane, ofroj vend pune part time Asistent Edukativ

[h=4]Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. [/h]SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall njoftimin për pozicionin:
ASISTENT EDUKATIV NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES
(vendodhja Don Bosko)


Asistenti Edukativ në Programin e SOS Fshatit të Fëmijëve siguron shërbimin e mbeshtetjes edukative për fëmijët, prindërit/kujdestarët që marrin pjesë në projektin e Fuqizimit të Familjes, Don Bosko.
Pozicioni eshte me kohe te pjeseshme 80 ore ne muaj.


Detyrat Kryesore:


  1. Realizon vlerësime edukative per percaktimin e nivelit akademik te femijes.
  2. Ofron mbeshtetje individuale dhe ne grup per femijet te cilet kane veshtiresi ne lende te profilit shoqeror.
  3. Mbeshtet femijet ne kryerjen e detyrave te shtepise sipas nevojave specifike.
  4. Harton plane individuale per femijet te cilet kane veshtiresi te theksuara ne lendet shoqerore.
  5. Informon dhe bashkepunon ngushte me punonjesit social per femijet te cilet mbeshteten me Programin Pas Shkolle
  6. Referon te Koordinatori i Projektit per ecurine e pergjithshme te sherbimit dhe nevojat specifike te hasura gjate punes dhe ben kerkesa per nevojat e bazes materiale.

Profili për pozicionin Asistent Edukativ


  • Diplomë universitare në lëndët shoqërore
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.


Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 24.07.2018 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al një Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top