• Trajnim per Menaxhim Projekti 12 - 13 Korrik

211_013c7c84a8f70920be431d6f80af1fe8.jpg


Trajnim per Menaxhim Projekti

Menaxhimi i projektit është procesi dhe aktiviteti i planifikimit, organizimit, motivimit dhe kontrollit të burimeve, procedurave dhe protokolleve për arritjen e qëllimeve specifike te projektit.

Menaxhimi I Projektit mundëson harmonizimin e burimeve financiare, materiale dhe humane duke parandaluar maksimalisht ndodhitë e padëshiruara që shkaktojnë rritje të kostove dhe vonesa.
PM vlerëson efektivitetin e projekteve duke I krijuar mundësine vendimarrësit të vendosë prioritetet në egzekutimin e tyre.


Sfida kryesore e menaxhimit të projektit është arritja e të gjitha qëllimeve dhe objektivave të projektit dmth realizimi I projektit në kohë, cilësi dhe brenda buxhetit të parashikuar. Sfida e mesme dhe më ambicioze është që të optimizohet alokimi i inputeve të nevojshme dhe të integrohen ato për të përmbushur objektivat e paracaktuara.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësi të përvetësojë maksimalisht njohuritë mbi metodollogjinë që duhet ndjekur si dhe teknikat që përdoren në cdo stad zhvillimi
apo process te Menaxhimit të Projektit.
Në këtë mënyrë cdo pjesëmarrës do të ketë aftësinë të menaxhojë një projekt duke e ideuar, organizuar, zbatuar, monitoruar&riformatuar
dhe së fundmi edhe duke e raportuar atë në përputhje me qëllimin kryesor dhe objektivat specifike të paracaktuara.
Gjithashtu në strukturë përfshihet cikli I detajuar për Biznes Planin si dhe treguesit/raportet kryesore finaciare që shërbejnë për vlerësimin e një biznesi apo projekti.


Trajnimi është i pershtatshëm kryesisht, por jo vetem, për menaxher apo staf administrativ biznesi që mund të udhëheqin një projekt të caktuar.

Në kurs përdoret Metodollogjia CEFE e trajnimit (open space teknollogji),
e cila bazohet në aktivizimin maksimal të pjesëmarrësve në transmetim të cdo njohurie si dhe konkluzionet e përmbledhjet për cdo koncept bazë që duhet mësuar.


Trajnerët TOT, të certifikuar për këte metodollogji, kanë experiencë shumë vjecare në trajnime.
Ata njëkohësisht kanë gjithashtu eksperiencë akademike në nivel universitar.


Roli I tyre është të hapin e nxisin debatin dhe në mënyrë të padukshme drejtojnë konkluzionet të cilat realisht shprehen nga pjesëmarrësit duke rritur në maksimum përfshirjen e pjesëmarrësve.

Rezervimi 200 Euro /Personi

Per programin e plote kliko ketu!

Apply now


 


Contact WhatsApp
Back
Top