• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Eksportesh


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.​
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER EKSPORTESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i Eksporteve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjeve ndërkombëtare. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe organizimin për realizimin e shitjeve.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • [*=1]Studimi dhe analizimi i tregjeve ndërokmbëtare me synim shtrirjen dhe zgjerimin e eksporteve të kompanisë;
    [*=1]Zbatimi i strategjiesë së përgjithshme të eksporteve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
    [*=1]Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
    [*=1]Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
    [*=1]Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
    [*=1]Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës.
    [*=1]Propozon përshtatjen e produktit të kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut përkatës;
    [*=1]Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
    [*=1]Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin menaxhim biznesi;

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake me shitjen e produkteve (preferohet në tregjet ndërkombëtare);

Aftësi:


  • [*=1]Njohje të mira në Shitje, duke përfshirë rritjen e ofertës së produkteve dhe përfitimet nga shitjet;
    [*=1]Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    [*=1]Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje:
    [*=1]Aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet kanaleve të tjera të kominikimit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët;
    [*=1]Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
    [*=1]Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
    [*=1]Pozitiv dhe entuziast;
    [*=1]I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
    [*=1]I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
    [*=1]Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
    [*=1]Të ketë leje drejtimi;
    [*=1]Njohuri të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Gusht 2018



JU MIRËPRESIM!


 


Apply WhatsApp
Back
Top