• Tirane, ofroj vend pune Drejtues i Stafit Administrativ & Financiar

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Drejtues Administrativ dhe Financiar ne Programin SOS Fshatrat e Femijeve, Tirane


Kriteret e Kerkuara

  • Diplomë Universitare në Finance
  • Minimalisht 5 vjet përvojë pune si Financiere
  • Eksperience pune ne procesin e buxhetimit dhe procedurat e prokurimit
  • Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve
  • Eksperience ne pergatitjen e raporteve financiare
  • Njohuri të mjaftueshme mbi principet e përgjithëshme të kontabilitetit
  • Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje
  • Aftesi te punoje ne grup dhe te menaxhoje situatat konfliktuale / aftesi organizative

Përgjegjësitë kryesore:

  • Merr pjese aktive dhe mbeshtet Drejtorin e Programit ne pergatitjen e buxhetit vjetor te Programit te Tiranes; kryen monitorimin e te gjitha veprimeve financiare ne program; siguron respektimin e buxhetit dhe realizimin e te gjitha pagesave; pergatit raportin e progresit mbi devijimet e buxhetit brenda afateve te caktuara.
  • Siguron planifikim te vazhdueshem per rrjedhen e parase te Programit te Tiranes.
  • Pergatit kerkesat per transferte dhe i dorezon ato ne Zyren Nacionale per miratim duke respektuar afatet kohore, buxhetin e miratuar dhe udhezimet financiare;
  • Pergatit dhe analizon raporte te ndryshme financiare;
  • Llogarit pagat dhe benefitet e punonjesve te Programit te Tiranes;
  • Kryen auditin e brendshem ne Njesite e Programit;
  • Mbështet SOS Nenat dhe Liderat e Komuniteteve Rinore ne lidhje me ceshtjet financiare.
  • Pergatit dhe ndjek buxhetet e familjeve, rishikon regjistrimet e detajuara te familjeve dhe shpenzimeve te te rinjve te Komunitetit dhe pergatit raport per Drejtorin e Programit dhe Shefin e Finances;
  • Kontrollon dhe monitoron punen e stafit ne varesi.
  • Kryen dhe mban inventarin e aseteve;
  • Kontrollon dhe monitoron (bashke me mirembajtesit) punet qe kryhet nga firmat e ndryshme ne raste rikonstruksionesh ne Program.
  • Harton pasqyrat e shpenzimeve mujore te energjise elektrike, telefonit dhe ben shperndarjen e tyre sipas faciliteteve.
  • Siguron qe pajisjet dhe automjetet kontrollohen, mirembahen rregullisht dhe jane ne cdo moment ne gatishmeri.

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.06.2018 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e meposhtem:

1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Referencë

Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.




Nje shtepi e dashur per cdo femije
 


Apply
Back
Top