• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER RESTORANTI

logo.png


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:


MENAXHER RESTORANTI


FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Kandidati duhet të ketë ekperiencë në menaxhimin e restorantit, në shërbimin e klientelës si të barit ashtu dhe të restorantit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Rekrutimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e stafit;
  • Planifikimin dhe menaxhimin e buxheteve;
  • Hartimin e menuve;
  • Ndjekjen e proceseve të licencimit, problematikave të higjienës dhe Promovimin dhe marketimin e biznesit;
  • Ndjekjen e procesit të furnizimeve dhe magazinimeve të mallrave;
  • Zgjidhjen e problematikave;
  • Mbajtja e shënimeve statistikore dhe financiare;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Duhët të kenë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm;

Eksperiencë Pune: Kandidatet duhet të kenë të paktën 3 vite eksperiencë në këtë fushë;

Aftësi:
• Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
• Njohja e një gjuhe të huaj (anglisht ose italisht);
• Të ketë kapacitete të zgjidhjes së problemeve më përgjegjësi dhe efektivitet;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;
Ju lutemi percaktoni ne email pozicionin vakant per te cilin aplikoni.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


JU MIRËPRESIM!



 


Apply WhatsApp
Back
Top