• Tirane, ofroj vend pune Asistent Menaxher Dyqani



logo.png


DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale. Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e shitjes së produkteve elekteronike, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

ASISTENT MENAXHER DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE:
Nje Asistent Menaxher/e Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.Fokusi kryesor i tij eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat e kompanise.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Përgjegjësia për të dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
• Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
• Menaxhimi i niveleve te stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
• Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
• Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
• Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
• Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
• Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
• Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi per pjesetare te rinj potencial për staf; përcjellja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise;
• Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
• Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
• Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi:Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)

Eksperiencë Pune: Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;

Aftësi:
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
• Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel) Internet;
• Aftësi organizative dhe menaxheriale;
• Aftësi shume të mira komunikuese dhe negociuese;
• Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
• Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
• Ndershmeri dhe integritet;
• Aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
• Aftësi në organizim;
• Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët;
I aftë të punojë në ekip.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën:rekrutime@dimensionhr.al;Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Gusht 2018

JU MIRËPRESIM!



Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top