• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER KLIENTESH 'BIZNES I VOGEL'

Nëse ju pëlqejnë sfidat dhe dëshironi të jeni pjesë e një skuadre dinamike atëhere aplikoni për pozicionin e lirë 'Menaxher Klientësh' /Biznesi i Vogël që International Commercial Bank ka në rrethin e Tiranës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Menaxher Klienti/Biznes i Vogël
Raporton te: Drejtori i Shitjeve/ Biznes i Vogël

Qëllimi i pozicionit: Të marketojë dhe të shesë produktet e bankës kryesisht kreditë ndaj Biznesit të Vogël si dhe të zhvillojë dhe mirëmbajë portofolin e klientëve

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.kryesisht në terren
2. Forcon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron që vlera e tyre të rritet
3. Ndërton dhe zhvillon një portofol klientësh me produkt kryesor kredi për Biznesin e Vogël dhe siguron shërbim të shkëlqyer
4. Mbledh dokumentat përkatës të kredi-kërkuesve si dhe kryen vizita pranë ambienteve të klientëve
5. Kryen analizën financiare të biznesit dhe vlerëson aftësinë paguese të tij
6. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve

Profili individual i dëshiruar:
-Të jetë i diplomuar
-Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperience (preferohet eksperiencë në shitje kredie në segmentin e Bizneseve të Vogla )
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
-Të jetë proaktiv dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët
-Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë


International Commercial Bank ofron mundësi të barabarta punësimi prandaj ne ftojmë të gjithë personat e interesuar të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 24 Qershor 2018 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose: Rruga e Kavajës, Ndërtesa 50, H 1,Tiranë,Albania"


Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë. Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale në përputhje me ligjin mbi mbrotjen e të dhënave personale
 


Apply
Back
Top