• Tirane, kerkojme Agjent Shitje (terren)

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
Shoqëria “Digicom” Sh.P.K, është krijuar në vitin 2014 dhe ka për objekt ofrimin e shërbimit të telekomunikacionit me anë të teknologjinё së rrjetit me fibër optike dhe IP. Ofron në fushën e komunikimeve elektronike shërbime për trasmetime të dhënash/internet, shërbime për telefoni publike të qëndrueshme (telefoni fikse), shërbime të trasmetimit të të dhënave, shërbime të linjave me qera, shërbime telefonie me kartë të parapaguar, shërbime Voip dhe shërbime të trasmetimit të të dhënave (data), IP TV.
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe zgjerimit të rrjetit, për një periudhë të shkurtër, Shoqëria Digicom ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit duke përfituar në këtë mënyrë edhe besueshmërinë e klientëve të saj.
Bazuar në kontekstin e zgjerimit dhe rritjes së Shoqërisë, kërkot staf për t’u bërë pjesë e e këtij ekipi.
Dhe pikërisht nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të shitjeve rezidencial, të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.

Titulli i pozicionit: Agjent shitje (Rezidencial)
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën supervizimin e Menxheres së shitjeve rezidencial
1. Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanisë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
2. Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
3. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
4. Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetesimet e klienteve.
5. Të mbajë marrëdhenie të rregullta me klientet.
6. Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkese nga klientët.

Kërkesa për kandidatët
1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë (preferohet menaxhim, marketing).
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup.
3. Aftësi negociuese.

Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm.
 


Apply
Back
Top