• Shitet Toke, 3'250m², 90 euro/m², diskutueshëm, Mullet, rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, km 10-të, buzë lumit Erzen

Cmimi Euro
292500
SHITET:Truall/Tokë për Ndërtim Vilash/Resorte-Hotel...etj, me sipërfaqe 3250m[SUP]2[/SUP], buzë Lumit "Erzen" pranë fshatit Mullet, rruga e vjetër (nacionale)Tiranë-Elbasan, në linjën e dytë, me hyrje tek Resort-Riza, ose tek fusha e Lëndëve të Ndërtimit Mullet, Tiranë.
Vendndodhja dhe Zona:Buzë rrugës nacionale Tiranë-Ebasan,kilometri 10-të,nga qendra Tiranës-15minuta me autoveturë, pasi kalon Urën e Farkës, në Njësia Administrative Mullet. Ndërsa nga autostrada Tiranë-Elbasan, 8-km, rreth 10-min me autoveturë dhe me dalje tek rrethrrotullimi Mulletit.
Prona gjendet në krahun e djathtë të drejtimit rrugës vjetër(nacionale) Tiranë-Elbasan, pasi kalon kodrën me pisha/rezervat, ose 700m nga ura-Mulletit/degëzimi për në Kalanë e Petrelës. Toka/Trualli është buzë Lumit Erzen, me hyrje dalje nga rruga vjetër (nacionale) Tiranë-Elbasan ë një zonë mjaft të preferuar të Tiranës, e pastër, e qetë dhe e butë. Në një ndër akset e rëndësishme të daljes/lidhjes së Tiranës me pjesën juglindore dhe qendrore të vendit, si dhe me Maqedoninë e Greqinë. Zona është rurale dhe me banim të hershëm, një ndër zonat e zhvilluara aktualisht në drejtim të restoranteve dhe hotelerisë, pasi është zonë e pastër dhe lehtësisht e aksesueshme nga Tirana dhe nga Elbasani, me infrastrukturë rrugore të zhvilluar dhe rehabilituar dhe e gjelbëruar, me pyje e shkurre dhe me frymëmarrje-hapsirë të gjërë.

Në këtë zonë gjenden disa resorte dhe restorante prestigjoze të Tiranës; si,-Iluminatum Rezidence, Mema Resort, Merlin-Park, Riza Resort, Elvis Hotel, Hera Resort, Kompleksi Alpiag, Pjateli-Resort, Sallaku, Reka, Arturi-Oaz, Green Go Garden, Palma-Nova, Vila Masha, Resort Teater Kame, Kasemi, Panto-Resort dhe krahu i ngjitjes në Petrelë me Bujtina Mere, Bizanti Restorant, Petrela e Qetë, Kalaja e Petrelës, Restorant Tata etj.
Pozicioni/Pamja e Truallit: Gjendet 100m nga aksi i rrugës vjetër nacionale "Tirane-Elbasan" dhe rreth 700m larg nga rrethrrotullimi Mulletit/e aksi autostradës Tiranë-Elbasan, në një mikro-zonë mjaft të përshtatshme për ndërtim Vilash, si zonë që njeh zhvillim të lartë ndërtimi të vilave dhe resorteve. Mikro-zona është një terren i pjerrët buzë Erzenit, me pamje nga pllaja e gjelbëruar e Petrelës, me pamje nga lindja (Krraba)/jug-perëndimi (Petrela-Kalaja etj), që fillon nga "Ura Mulletit/Lokalet;-Iluminatum-Rezidence e Mema-Resort deri tek Riza-Hotel-Resort. Nga krahu i rrugës së vjetër (nacionale) Tiranë-Elbasan, për krye buzë rrugës
gjenden rresht më shtëpi dhe një mini-qendër e Mulletit me disa institucione si; Posta, Agjensi Finaciare Kreditimi etj, ndërsa pjesa tjetër e kësaj mikro zone, më në thellësi/afër Lumit Erzen është me vila/resorte dhe toka të mbjella me vreshta dhe bimë arash. Kjo mikro zonë është e studiuar nga ana urbanistike dhe mbi të lejohen të ndërtohen vila me 2-3 kate mbi tokë plus një papafingo dhe me një koefiçent ndërtimi jo më shumë se 22%.
Madhësia, Forma Truallit/Tokës. Sipërfaqa është 3250m[SUP]2[/SUP], në formë drejt-këndore me përmasa të përafërta 28m (gjërësi-buzë rrugës së brendshme) dhe 117m në thellësi/gjatësi deri buzë Erzenit. Prona/trualli është me nje pjerrësi të butë, e rrethuar nga dy anë me shtylla betoni e rrjetë teli dhe me kufij të mirë-përcaktuar. Mbi këtë truall/tokë është kultivuar bimë/ushqim për blegtorinë. Forma dhe përmasat e truallit janë mjaft të përshtatshme për ndërtimin e një serie/rreshti Vilash ose Resorte-Hotel-Pishna etj.
Cilësit e veçanta të Pronës/Truallit dhe Mikro-Zona: -trualli është me pak pjerrësi dhe uniforme/rrafshët, -me kufij të përcaktuar qartë, -me dokumentacion të rregull hipotekor, -gjendet 100m nga rruga e vjetër e asfaltuar nacionale, -rrugë të brendshme të përcaktuar,-mikro-zona/trualli me pamje mjaft të gjërë nga 3-anët si afër edhe në horizont( Malet e Krrabës, Petrela etj), -me mundësi për tu shitur si një bllokë më i gjërë (bashke me njësit e tjera të pronave/tokave në të dyja anët,për ndërtim vilash nga investitor të interesuar,- pozicioni i mirë gjeografik, jo shume larg Tiranës dhe me infrastruktura rrugore të kompletuar etj.
Shfrytëzimi/përdorimi i mëparshëm e aktual: shfrytëzuar për shumë vite për qëllime bujqësore dhe aktualisht është me bimë arash, ndërkohe nga plani studimor urbasnistik, i ka dhënë mundësinë edhe për ndërtim Vilash të tipit 2+1 (2-kate mbi tokë plus papafingo) me koefiçent maksimal ndërtimi prej 22%.
Dokumentacioni:Çertifikatë Pronësie,
Preferencat: shitet vetëm në vlerë monetare. Kjo sipërfaqe është mjaft e përshtatshme jo vetëm për individë, por edhe për sipërmarrës/ndërtues, pasi ka prona/toka të tjera përreth që shiten dhe mund ta çojnë sipërfaqen totale mbi 3-ha.
Çmimi i Shitjes: 90euro-€/m[SUP]2[/SUP], i diskutueshëm.
Adresa Pronës:Mullet, buzë rrugës vjetër (nacionale) Tiranë-Elbasan pranë Resort Riza dhe Resort Mema, buzë Lumit Erzen. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)

Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
 


WhatsApp
Back
Top