• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Pergjithshem

Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin përsipër përgjegjësi, iniciativa, sfida dhe të jenë pjesë e stafit të Arvis, mund të aplikojnë për pozicionin vakant si më poshtë:

Pozicioni
: Drejtor i Përgjithshëm

DETYRAT


  • Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime tek drejtori ekzekutiv dhe në bordin e drejtuesve.
  • Ndjek të gjithë proçesin e menaxhimit të porosive dhe rekomandon përmirësime të proçeseve.
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar kontakte me partner strategjik kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe klient të mundshëm.
  • Eksploron në mënyrë të vazhdueshme mundësi me qëllim zgjerimin e portofolit të biznesit sipas programeve të ndryshme të kompanisë dhe sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
  • Rekomandon dhe administron politika dhe proçedura për të rritur eficiencën e operacioneve nëçdo departament të kompanisë.

  • Zhvillon objektiva afatgjata dhe afatshkurtra, politika dhe proçedura të reja operimi.

  • Ndjek proçeset e punës në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
  • Përpilon raporte periodike për të analizuar nivelin e shitjeve në mënyrë që të lehtësojë planifikimin në të ardhmen dhe të maksimizojë përfitimet.
  • Sugjeron/propozon tek eprorët ide dhe iniciativa për përmirësimin e biznesit.

  • Drejton dhe zhvillon ekipin dhe stafin përkatës duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me stafin.
  • Ndjek rezultatet e punës të stafit duke i trajnuar, këshilluar, dhe disiplinuar punonjësit.
  • Planifikon, monitoron, vlerëson rezultatet e punës.
  • Menaxhon dhe motivon stafin që të maksimizojnë efikasitetin në punë.

Paga dhe paketa shpërblyese janë të negociueshme në varësi të përvojës tuaj, por për realizimin e pozicionit të mësipërm sipas standardeve optimale, ju duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme:
KUALIFIKIME / KERKESAT


  1. Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit
  2. Eksperiencë më shumë se 5 vjet në këtë pozicion.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  4. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.

  5. Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
  6. Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
  7. Mosha e preferuar 30 – 40 vjec.

Shënime

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: office@arvis.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top