• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Magazine

Supervizor Magazine

Qëllimi i Pozicionit: Të mbikqyri dhe të organizojë në mënyrë eficente një grup punëtorësh gjatë gjithë aktiviteteve në magazinë duke u bazuar në procedura dhe rregulloret e kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikqyr dhe organizon të gjithë procesin e marrjes së mallrave të ardhura. Siguron produktivitet dhe saktësi.
  • Mbikqyr dhe organizon të gjithë procesin e daljes të mallrave. Siguron produktivitet dhe saktësi.
  • Organizon dhe rregullon të gjithë dokumentacionin e duhur të hyrjeve dhe të daljeve në bazë të procedurave përkatëse dhe i sistemon ato në folderat dhe vendin e duhur.
  • Drejton kontrolle inventari dhe sigurohet që grupi i kontrollit punon në mënyrë korrekte dhe të saktë.
  • Planifikon, shpërndan dhe mbikqyr stafin që ka nën vartësi, bazuar në nevojat e departmentit dhe biznesit.
  • Trajnon, mbështet, nxit dhe motivon stafin për të arritur produktivitetin dhe cilësine e pritur.
  • Monitoron performancën e stafit që ka në vartësi dhe raporton tek manaxheri i magazinës.
  • Siguron një komunikim të mirë midis magazinës dhe departamenteve të tjera.
  • Kujdeset që stafi të punojë pa rreziqe dhe sipas procedurave.
  • Përpilon raporte të rregullta dhe statistika ditore, javore dhe mujore.
  • Mbikqyr trajtimin edhe mbajtjen siç duhet të gjitha pajisjeve dhe ambjenteve të magazinës.
  • Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë universitare
Eksperiencë pune: Të ketë punuar në pozicione të ngjashme për të paktën 2 vjet

Aftësite:

  • Të jetë i aftë të motivojë grupin në arritjen e rezultateve.
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtë-permendura:
1. CV të detajuar
2. Letër Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: hr@mercato.al/ ose ne numrin 069 606 2794
2. Duke derguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top